Muhammed Zarif: Bisedimet amerikane nuk ofrojnë asgjë, përveç propagandës

Publikuar në Gus. 15, 2018, 1:04 p.m.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranir, Muhammed  Xhevad Zarif ka thënë se propozimi i kohëve të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hyrë në bisedime me Iranin lidhur me çështjen bërthamore të Teheranit, ndërsa nga ana tjetër ri-vendosen sanksione ndaj Iranit, nuk është asgjë tjetër veç propagandës.

"Irani kurrë nuk do të ndryshojë politikat e veta në rajon nën sanksione dhe presione të Shteve të Bashkuara , ka thënë  Muhammed Zarif gjatë një interviste me kanalin televiziv Al Xhazzira të hënën.

Duke theksuar se Washingtoni duhet të heqë dorë nga sanksionet kundër Teheranit, ministri i jashtëm i Iranit ka shtuar se:

"Irani kurrë nuk do të zhvillojë bisedime për programin e  tij raketor, sepse raketat tona nuk e kërcënojnë askënd".

Kryetari amerikan Donald Trump tha më 30 korrik2018 se ai është i gatshëm të takohet me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani, "sa herë që Ruhani dëshiron".

Muhammed Zarif tha se Shtetet e Bashkuara ka filluar  një luftë ekonomike kundër Iranit dhe Turqisë, duke theksuar se Teherani do të qëndrojë plotësisht pranë Ankarasë në përballjen e saj me Washingtonin.



Burimi : Pars News