Dy kopje të rralla të Kur'anit kthehen në Iran nga Gjermania

Publikuar në Gus. 14, 2018, 12:26 a.m.

Dy kopje të rralla të Kur'anit të Shenjtë që janë kthyer në Iran nga Gjermania  janë dhuruar  Muzeut të Xhamisë të ‘Imam Rizait’, Astan Kuds Razavi.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif i dorëzoi Kur'anët  në Muze gjatë një takimi me Huxhat-ul-Islam Sejjid Ibrahim Raisi, kujdestar i  Muzeut të Astanit Kuds Razavi.

Dy kopjet e rralla të Kur’anit datojnë  nga shekujt  8 dhe 11 sipas Hixhretit, apo të shekullit 14 dhe 17 sipas Kalendarit Gregorian.  sipas Agjencisë Tasnim.

Astan Kuds Razavi është një fondacion bamirës, në qytetin Mashhad, në verilindje të Iranit.

Është organizata administrative që  udhëheqë  Xhaminë e Imam Rizait (a.s.)  dhe institucione të ndryshme që i përkasin organizatës.

Muzeu i Astan Kuds Razavi është një kompleks i madh muzeal ngjitur me Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.).

Filluar në vitin 1976, koleksionet e muzeut përmbajnë vepra të rralla artistike islame dhe me shumë  vlerë dhe artefakte historike.



Burimi : IQNA