Ajetullah Kashani: E përshkruan kryetarin amerikan si gënjeshtar

Publikuar në Gus. 13, 2018, 3:16 a.m.

Autoriteti i lartë fetar iranian të premten e përshkroi Kryetarin e SHBA-ve  Donald Trump si gënjeshtar dhe hodhi poshtë çdo bisedë me Uashingtonin.

"Trump është një gënjeshtar dhe madje edhe nëse Irani hyn në bisedime me të, ai nuk do të jetë i detyruar ndaj detyrimeve të tij", tha në predikimin e tij të dytë në Hytben e Namazit të Xhumasë të kësaj jave, tha Imami i Teheranit, Ajetullah Muhammed Imami Kashani.

Ajetullahu shtoi se presidenti amerikan po përpiqet të provojë se sanksionet anti-iraniane janë efektive.

Ai iu referua rolit të regjimit sionist dhe Arabisë Saudite në luftën psikologjike kundër Iranit dhe tha se po i bëjnë presion Iranit për ta detyruar atë të hyjë në bisedime me SHBA.

Populli  dhe zyrtarët duhet të jenë vigjilentë dhe të bashkuar kundër komploteve të armikut, vuri në dukje Ajetullah Kashani.

Presidenti amerikan njoftoi më 8 maj 2018 se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të imponojë sanksionet bërthamore kundër Iranit.

Ndërsa shumica e fuqive botërore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian kanë theksuar në mënyrë të përsëritur që mbajtja e marrëveshjes është në interes të paqes dhe sigurisë botërore.



Burimi : IRNA