Revista Kur'anore për fëmijë u botua në Iran

Publikuar në Gus. 13, 2018, 3:15 a.m.

Një revistë Kur’anore, letrare dhe artistike për fëmijë u përuarua me një ceremoni në Teheran të martën.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës të Iranit, Abdul Hadi Fekhizadeh dhe një numër zyrtarësh të tjerë morën pjesë në këtë ceremoni.

Revista, e cila quhet  Shabnam (Vesa) është botuar për fëmijët e moshës 7-11 vjeç.

Duke folur në ceremoni, Profesori i Universitetit të Teheranit Huxhat ul -Islam Muhammed Ali Mahdavirad theksoi rëndësinë e krijimit të përmbajtjes për udhëzimin e fëmijëve dhe adoleshentëve në rrugën e drejtë.

Revista mujore është botuar nga zëvendëskryetari i i Ministrisë së Kulturës dhe  Çështjeve Fetare – Kur’anore.



Burimi : IQNA