Trumpi nënshkroi dekretin për sanksione Iranit

Publikuar në Gus. 7, 2018, 12:25 a.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka nënshkruar dekretin ligjor për futjen e sërishme të sanksioneve të shumta ekonomike Iranit, duke paralajmëruar se politika amerikane do të imponojë “presionin maksimal ekonomik” kundër Iranit.

Trumpi në kumtesën e tij ka cek se marrëveshja ndërkombëtare për pezullimin e marrëveshjes nukleare iraniane në këmbim të shfuqizimit të sanksioneve ishte” marrëveshja e njëanshme e tmerrshme” me të cilin qeveria iraniane ka fituar para për nxitjen e konflikteve në Lindjen e Afërt.

“I bëjmë thirrje të gjitha shteteve të ndërmarrin hapa me të cilin do të tregojnë se regjimi iranian përballet me zgjidhjen: ose të ndryshojë sjelljen e tij kërcënuese destabilizuese dhe të riintegrohen në ekonominë globale ose të vazhdojnë rrugës së izolimit ekonomik” ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi.

Ai ka paralajmëruar se ata të cilët nuk ndërpresin lidhjet ekonomike me Iranin”rrezikojnë pasoja të rënda” ndaj sanksioneve të futura. Sanksionet hyjnë në fuqi me ditën e sotshme.

Në ndërkohë në kumtesën e përbashkët të anëtarëve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë lidhur me pakon e re të sanksioneve amerikane Teheranit zyrtar, është porositur se Bashkimi Evropian me vendosmëri do të mbrojë kompanitë evropiane të cilat punojnë me Iranin.

Ministrat e shteteve anëtare 5+1(Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) kanë nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 marrëveshjen me Iranin i cili ka hyrë në fuqi me 16 janar 2016. Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja ndërkombëtare për programin nuklear iranian, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë publikuar deklaratën e përbashkët  me të cilën është shprehur keqardhje për shkak të këtij vendimi të Washingtonit.



Burimi : Al Jazeera