200 Hafizë të Kur'anit diplomuan në Universitetin e Nigerisë

Publikuar në Gus. 7, 2018, 12:21 a.m.

Në një ceremoni në Qendrën për Studime Kur'anore të Universitetit Bayero të Kano në Nigeri, të shtunën, u diplomuan 200 mësues të Kur'anit.

Duke folur në ceremoni, drejtori i qendrës, Dr. Muhammed Babangida tha se të diplomuarit janë  trajnuar gjithashtu mbi mënyrën e përdorimit të kompjuterit, si dhe në matematikë  dhe gjuhën angleze.

Ai tha se kishin mësuar  gjithashtu trajnime të veçanta me qëllim të përmirësimit të njohurive të tyre mbi Shkencën Kur'anore.

"Me certifikatën e diplomimit që u është dhënë atyre, ata mund të mësojnë Kur'anin edhe në Arabinë Saudite dhe vende arabe arabe apo vende të tjera", tha Babangida. 

Ai u bëri thirrje të diplomuarve të cilëve u referohemi si 'Alarammomi' për të shfrytëzuar më së miri njohuritë që kanë fituar për të përmirësuar statusin e tyre socio-ekonomik.

Prof. Muhammed Bello, u bëri thirrje qeverisë në vend që të punësojnë të diplomuarit në shkollat ​​publike për të rritur numrin e hafizëve të Kur’anit në shtetet e tyre përkatëse.

Ai gjithashtu u bëri thirrje këshillave lokale në shtetin Kano të sponsorizojnë studentët për të vazhduar studimet e tyre për të promovuar mësimin përmendësh të Kur'anit.

Ai përgëzoi  të ndjerin Isyaku Rabiu një biznesmen kryesor për themelimin e qendrës dhe u kërkoi individëve të tjerë të pasur të investojnë  pasurinë e tyre drejt zhvillimit të edukimit islam dhe perëndimor.



Burimi : Vanguard