Pse sionistët amerikan po frikësohen nga Irani?

Publikuar në Gus. 5, 2018, 10:22 p.m.

Ankthi më i madh i neokonservatorëve sionist amerikan të cilët aktualisht kontrollojnë Gjirin Persik është se edhe shtete tjera në rajon do të mund të shkonin drejt Iranit të pavarur dhe të bëhen të pavarura nga ndikimi amerikan, ka deklaruar analisti dhe njohësi politik amerikan Kevin Barett,

Ai në intervistë ka komentuar planin e Trumpit që të krijojë aleancë në mesin e vendeve arabe, ngjashëm me NATO-në i cili do të kundërvihet Iranit përkundër ndarjeve të thella në mes tyre. SHBA-të do të mund të kenë rolin e organizatorit dhe ndihmësit të kësaj aleance anti irianiane, lajmëruan mediat.

Duke kritikuar këtë plan, Baretti ka thënë:”Në të vërtet, NATO-ja është maskë për okupimin amerikan të Evropës Perëndimore. Ajo është tërësisht e okupuar, ndërsa Gjermania, motori ekonomik i Evropës, është plot me baza ushtarake amerikane. SHBA-të kanë shpenzuar kohë dhe energji duke përcjell lidershipin gjerman”, ka thënë ai.

“NATO ka dosje shumë të keqe në Evropë, dhe duket se Trumpi tani dëshiron të okupojë Lindjen e Afërt. Në të vërtet, SHBA-të është i preokupuar me Lindjen e Afërt prej kohës kur e kanë marrë udhëheqjen nga Britania e Madhe  të Arabisë Saudite, të cilët e kanë krijuar dinastinë vehabite saudite të ibn Saudit. Në të vërtetë ministria e punëve të jashtme britanike ka krijuar Arabinë Saudite”.

Ai në vazhdim ka thënë se ideja për kolonizimin e Lindjes së Afërt nuk është diç e re duke marr parasysh kukullat arabe amerikane në rajon, posaçërisht Arabinë Saudite krerët e së cilës marrin paratë nga nafta dhe i deponojnë në bankat zvicerane, të gjitha këto veprime nën mbrojtjen e SHBA-ve dhe sionistëve, por ditët  e tyre janë të numëruara.”Por populli po zgjohet dhe kërkon autonomi dhe kontroll mbi fatin vetanak dhe  resurset natyrore, dhe se ky plan është një lloj urgjent i veprimit”, ka shtuar Kevin Barett.

Ai ka shprehur shpresën se popujt araba të Lindjes së Afërt do të marrin fatin në duart  e tyre, dhe se ky plan për NATO-në arabe është veprimi dëshpërues të perandorisë sioniste-amerikane që të përpiqet të përforcojë kontrollin mbi kukullat e saja, para se ato të bien.”Problemi me Iranin është se Irani është shtet i pavarur, dhe ankthi më i madh i tyre që e kontrollojnë Gjirin Persik është se edhe vendet tjera mund të ndjekin Iranin dhe të bëhen të pavarura. Pikërisht për këtë bëhet fjalë”, ka përfunduar analisti amerikan Kevin Barett.                      



Burimi : epogledi.com