Sionistët vranë një palestinez, plagosën 120 në Gaza

Publikuar në Gus. 5, 2018, 10:16 p.m.

Burime mjekësore palestineze kanë konfirmuar se ushtarët izraelitë vranë të premten një palestinez dhe plagosën 120 të tjerë.

Forcat izraelite hapën zjarr kundër protestuesve ndërsa palestinezët po merrnin pjesë në procesionin e Marshit të Madh të Kthimit, në lindje të qytetit të Gazës.

Ushtria e regjimit sionist pranoi se tubimet e së premtes morën pjesë rreth 800,000, tubimi më i madh protestues der më sot..

Më 30 mars 2018, një fushatë gjashtë-javore e përbërë nga një seri protestash u zhvilluan  në Rripin e Gazës, pranë kufirit me Gazën dhe Izraelin.

Me ftesën nga organizatorët palestinezë,  protestat e "Marshit të Madh të Kthimit" kërkojnë që refugjatët palestinezë dhe pasardhësit e tyre të lejohen të kthehen në tokat e tyre.

Palestinezët po protestojnë gjithashtu kundër bllokadës  të Rripit të Gazës dhe zhvendosjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Kuds - Jerusalem.

Dhuna gjatë protestave ka rezultuar si ditët më vdekjeprurëse të konfliktit izraelito-palestinez që nga Lufta e Gazës në vitin 2014.



Burimi : IRNA