Kur’ani i Shenjtë u përkthye në gjuhën e fisit Luhja në Kenia

Publikuar në Gus. 4, 2018, 12:58 a.m.

Sipas Qendrës Kulturore Iraniane në Kenia, një numër i mësuesve dhe dijetarëve muslimanë të Kenias e përkthen për herë të parë  Librin Hyjnor në gjuhënLuhja.

Përkthimi i Kur’anit do të publikohet dhe shpërndahet midis feve që flasin gjuhën Luhje deri në fund të vitit 2018.

Një OJQ suedeze e titulluar "Siirah e Profetit Muhammed (A.S.) " ka sponsorizuar përkthimin dhe botimin e të Kur'anit.

Luhja është një grup etnik  në Bantu të Kenias. Ky grup etnik ka rreth 5.3 milion banorë sipas regjistrimit të vitit 2009, duke qenë rreth 16% e popullsisë së përgjithshme të Kenias prej 38.5 milion, dhe janë grupi i dytë më i madh etnik në Kenia.

Grupi etnik Luhja ka 18 fise. Secili fis ka një dialekt të veçantë. Fjala Luhja ose Lujia në disa prej dialekteve do të thotë "Fis" dhe Abaluhya (Abaluyia) do të thotë "Njerëzit e fisit".



Burimi : IQNA