Mbi 4000 nxënës marrin pjesë në Garat e Kur'anit në Katar

Publikuar në Gus. 1, 2018, 9:30 p.m.

Mbi 4000 nxënës, apo me saktë 4650 studentë të Kur'anit kanë me marrë pjesë në një Garë Kur’anore Kombëtare  që filloi të hënën në Katar.

Sipas faqes arabe të internetit, është faza përfundimtare e një  Gare  Kur'anore të mbajtur në mesin e 130 qendrave Kur'anore në pjesë të ndryshme të vendit.

Qendra e Shkencave Kur'anore e lidhur me Zyrën e Shpërndarjes dhe Udhëzimit Fetar të Ministrisë së Katarit dhe Çështjeve Islame mbikëqyr ngjarjen e Garave Kombëtare të Kur'anit.

Juria e përbërë nga 380 ekspertë të Kur'anit, vlerëson aftësitë e mësimit përmendësh të Kur'anit të pjesëmarrësve.

Garat Kombëtare të Kur'anit është një nga kriteret kryesore për vlerësimin e studentëve të Kur'anit në Katar dhe ndihmon në promovimin e aftësive të tyre Kur'anore.

Garat Kur’anore gjithashtu ndihmojnë në vlerësimin e veprimeve të qendrave në kuadër të Qendrës së Shkencave Kur'anore të Ministrisë.

 Qendra e Shkencave Kur'anore u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve të kenë më shumë ndërveprim me qendrat Kur'anore për t'i ndihmuar ata të rritur një brez Kur’anor.



Burimi : IQNA