Sherman: Trumpi nuk e kupton kulturën iraniane të rezistencës

Publikuar në Korrik 30, 2018, 2:38 a.m.

Një ish-zëvendës sekretare amerikane e shtetit për çështjet politike e ka vënë përpara kritikës presidentin Donald Trump për politikat e tij të nxituara dhe masat e përllogariturakundrejt Iranit pasi vendosi të tërheqëWashingtonin nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin, duke u shprehur se se Trump nuk e kupton kulturën iraniane të rezistencës.

Në një intervistë me Yahoo News e cila është publikuar ditën e dielë, Wendy Sherman ka kritikuar rëndë Trumpin në lidhje me mënyrën e përdorimit të kërcënimeve të Trump-it për t’i detyruar armiqtë e tij që t’i nënshtrohen, duke theksuar se iranianët nuk janë një komb që do të dorëzohenkundrejt ndonjë kërcënimi.

Sherman ka shërbyer si antare kyç e ekipit negociator bërthamor të SHBA-së nën mandatin e ish-sekretarit të shtetit, John Kerry, i cili arriti të konkludonte marrëveshjen bërthamore të Iranit, të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), që do të hynte në fuqi në vitin 2015.

Trump është një kritik i ashpër i marrëveshjes bërthamore, që ëshrë dakorduar mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Kinës–si dhe Gjermanisë. Sipas marrëveshjes JCPOA, Irani ka marrë përsipër detyrimin që të vendosë kufizime në programin e tij bërthamor në shkëmbim të heqjes së sanksioneve të lidhura me armët bërthamore që kanë qënë vënë kundër Teheranit.

Presidenti amerikan ka bërë me dije më 8 maj se Washingtoni po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore dhe se ai planifikonte të rivendoste sanksionet bërthamore amerikane ndaj Iranit dhe po kështu të vendoste edhe “nivelin më të lartë”të mundshëm të bllokadës ekonomike kundrejt Republikës Islamike.

Sherman, duke kritikuar ashpër politikat e presidentit amerikan kundrejt Iranit, është shprehur se “Stili diplomatik i Presidentit Trump është që të godasë kundërshtarët në kokë me anë të kërcënimeve të tij dhe më pas, pasi t’i ketë goditur në këtë mënyrë ata, i ofron që të ulen për të negociuar dhe të përpiqen të nënshkruajnë një marrëveshje të mundshme.”

Ish negociatorja amerikane për marrëveshjen bërthamore ka vazhduar duke shtuar se: “Ajo që ai [Trump] nuk e kupton është se Irani ka një kulturë të rezistencës që barazohet me dhënien e këtyre kërcënimeve publike si dorëzim dhe ata nuk do të dorëzohen.”

Trump e ka ngritur edhe më shumë retorikën e tij armiqësore kundër Iranit. Vetëm javën e kaluar, ai kërcënoi Iranin me vënie në vështirësi të këtilla, “që të paktët kanë qënë ata që i kanë vuajtur ndonjëherë më parëgjatë gjithë historisë së njerëzimit.”

Mesazhi i fuqishëm në Twitter i Trumpit, i shkruar i gjithi në shkronja të mëdha shtypi erdhi më 22 korrik, pasi presidenti iranian Hassan Rouhani e kishte paralajmëruar homologun e tij amerikan të mos “luante me bishtin e luanit”.

Vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan kërcënoi Republikën Islamike me vështirësi të jashtëzakonshme, ai ka ngritur pretendimin se Washingtoni ishte i gatshëm të arrinte një “marrëveshje të vërtetë” me Iranin në lidhje me programin bërthamor të këtij vendi.

Gjatë një fjalimi në Kongresin Kombëtar të Veteranëve të Luftërave të Jashtme (VFW) të zhvilluar në shtetin amerikan të Missurit,Trump është shprehur se “Irani nuk është më i njëjti vend, këtë mund të them,” për të vijuar duke shtuar: “Dhe ne do të shohim se çfarë ndodh, por ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të vërtetë, jo marrëveshjen që është bërë nga administrata e mëparshme, e cila ishte një katastrofë.

Vërejtjet e Shermanit kanë ardhur pasi komandanti i Forcave Kuds të Gardës Islamike të Revolucionit Islamik (IRGC) reagoi ashpër ndaj kërcënimit të fundit ushtarak të bërë Trumpi kundër Republikës Islamike ditën e enjte, duke u shprehur kështu, “Ju po na kërcënoni me një veprim që është ‘i precedentë’ në botë. Kjo është retorika me stil kabare. Vetëm një pronar kabarejeflet me botën në këtë mënyrë.”

Duke iu referuar dështimeve të shumëfishta të Shteteve të Bashkuara gjatë pushtimeve të ndryshme ushtarake si të Afganistanit dhe Irakut gjatë këtyre viteve të fundit, gjenerali Kassem Sulejmani ka thënë se: “Ne jemi pranë jush, aty ku ju as nuk mund ta imagjinoni. Ne jemi kombi i dëshmorëve, ne jemi kombi i Imam Huseinit, bëni mirë të pyesni për ne: Ejani, ne jemi të gatshëm. Ne jemi njerëzit e kësaj arene. Ju e dini se kjo luftë do të thotë asgjësim i gjithçkaje që keni. Ju mund ta filloni luftën, megjithatë ne jemi ata që do t'i japim fund asaj.”

Në vazhdim të vërejtjeve të saj, Sherman është shprehur se e meta më e madhe e përqasjes së Trumpit ishte se nuk kishte përgatitje të hollësishme paraprake të politikave dhe ndjekje të nevojshme të tyre për t’ishndërruar marrëveshjet verbale në marrëveshje ndërkombëtare detyruese me fuqi ligjore.

“Trumpit i pëlqen të bëjë tituj me tweet-et e tij, dhe favorizon madhështinë dhe rrethanat në të cilat krijohen samiteve, megjithatënë rastin e Iranit dhe të Koresë së Veriut, nuk ka asnjë shenjë të tregojë se ai mund të ketë përparuar, apo se ekipi i tij ka treguar këmbënguljen dhe saktësinëqëkëto kërkesa komplekse kërkojnë të tregohet.”

Duke e goditur Trumpin me të vërtetën se ai gjithnjë kthehet në të njëjtën qasje transaksionale që ka përdorur më parë në bizneset e tij të pasurisë së patundshme, Sherman ka thënë se një qasje e tillë e kaçuar edhe më parë Trumpin në falimentime të shumta në këtë sektor.

Ajo ka përfunduar duke thënë se “Jam e shqetësuar se ai do të merret në mënyrë të ngjashme edhe me disa nga këto marrëveshje gjeopolitike, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme.”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammad Xhavad Zarif ditën e dielë është shprehur se Shtetet e Bashkuara janë të fiksuara me sanksionet, por iranianët mund të kalojnë nëpër këtë fazë“kritike”aktuale me unitetin kombëtar.

Zarif është shprehur në Teheran se një përmbledhje e “historisë së marrëdhënieve të jashtme të SHBA-së tregon se ky vend ka imponuar sanksionet më të mëdha në shumicën e vendeve në botë.”



Burimi : Press Tv