Ahmadinexhadi nuk e ka harruar Hugo Çavezin

Publikuar në Korrik 29, 2018, 9:47 p.m.

Ish presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka bërë një postim lidhur me ish presidentin e Venezuelës, Hugo Çavez.

Në një postim të bërë përmes mediave sociale, ish presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka përmendur ish presidentin e Venezuelës, Hugo Çavez.

Ahmadinexhadi nuk e harroi ditëlindjen e Çavez, i cili vdiq më 5 mars të vitit 2013 në rajonin Caracas të Venezuelës.

Në postimin e tij lidhur me Çavezin, Ahmadinexhad u shpreh: “Gëzuar ditëlindjen! Na mungon çdo ditë.”

Ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad pati marrë pjesë edhe në ceremoninë e funeralit të Hugo Çaves. Ahmadinexhad i cili puthi trupin e Çaves, nuk mundi t’i mbajë lotët e tij.



Burimi : Rast Haber