Ansarullah goditi aeroportin e Abu Dhabit

Publikuar në Korrik 29, 2018, 1:08 a.m.

Lëvizja Ansarullah dhe forcat jemenase vazhdojnë operacionet e tyre kundër Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lëvizja Ansarullah dhe forcat e Jemenit kanë goditur aeroportin ndërkombëtar të Abu Dhabit i cili gjendet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas raportit të Al Mesire, u raportua se aeroporti ndërkombëtar i Abu Dhabi është qëlluar me një mjet ajror pa pilot.

Al Mesire shtoi se aeroporti ndërkombëtar i Abu Dhabit është qëlluar me SIHA të quajtur Samad-3, emer i cili i’u dha sipas kryetarit të Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, Salih Es Samed, i cili humbi jetën në sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve, pas sulmit është ndaluar trafiku nëpër të gjitha rrugë që shkojnë për në aeroportin ndërkombëtar të Abu Dhabit.

Gjithashtu, u raportua se pas sulmit u anuluan edhe fluturimet në aeroport.

Para një jave, lëvizja Ansarullah pati goditur rafinerinë e naftës së kompanisë Aramco të Arabisë Saudite me një nën-model Samad-2.

Aeroporti ndërkombëtar i Abu Dhabit ka bërë një deklaratë në llogarinë zyrtare në Twitter lidhur me këtë sulm.

U raportua se incidenti ka ndodhur në orën 16:00, por u vërejt se 2 nga sulmet u quajtën si aksidente.



Burimi : Press Tv