Hezbollah: ISIS ka kryer vrasjet në Suvejda me mbështetjen e SHBA-së

Publikuar në Korrik 27, 2018, 11:34 p.m.

Lëvizja shiite në Liban, Hezbollahu dënoi sulmet e kryera nga ISIS-i në provincën Suvejda në jug të Sirisë, pranë kufirit me Jordanin dhe për këto sulme akuzoi SHBA-në. Hezbollahu tha se anëtarët e ISIS-it që erdhen nga rajoni Al Tanf, erdhën me mbështetjen e Uashingtonit.

Hezbollahu bëri një deklaratë lidhur me sulmin e ISIS-it të zhvilluar dje në provincën Suvejda në jug të Sirisë, si rezultat i të cilit të paktën 144 vetë humbën jetën dhe 178 të tjerë u plagosën.

Duke akuzuar SHBA-të se është shefi rajonal i 'bandave kriminale' që kryen sulmet në Suvejda, Hezbollah vuri në dukje se SHBA gjenden në mënyrë ilegale në rajonin Al Tanf.

Hezbollah u shpreh kështu: “Është e rrezikshme që me mbështetjen e SHBA-së, këto banda të armatosura të jenë të pranishme në rajonin Al Tanf, aty ku Shtetet e Bashkuara kanë qenë të pranishme ilegalisht.”

Në vazhdim të deklaratës së tij, Hezbollah u shpreh: “Është e ditur se forcat rajonale dhe ndërkombëtare vazhdojnë t'i përdorin këto banda kriminale për të arritur qëllimet e tyre të këqija dhe armiqësore.”

Hezbollahu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve duke u kujtuar atyre se ushtria siriane erdhi pas operacioneve që kishte kryer kundër ISIS-it dhe pas fitoreve të arritura në jug të vendit.



Burimi : Rast Haber