Kasim Sulejmani: Unë jam emri që do të të dal përballë! Ju mund të filloni luftën, por ne do të jemi ata të cilët e përfundojnë atë!

Publikuar në Korrik 27, 2018, 11:31 p.m.

Duke i’u drejtuar Trumpit, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit u shpreh kështu: Unë jam emri që do të të dal përballë! Ju mund të filloni luftën, por ne do të jemi ata të cilët e përfundojnë atë!

Duke i’u përgjigjur deklaratës së pavlefshme të Trumpit i cili i’u përgjigj presidentit Ruhani në llogarinë e tij në Twitter, gjeneral Sulejmani u shpreh se këto fjalë janë aq të pavlefshme sa që udhëheqësi i shtetit të madh islamik nuk i’u përgjigj atyre dhe se për këtë arsyje, ai dëshiron të i’u përgjigjet atyre si një ushtarë i kombit.

Gjeneral Sulejmani u shpreh kështu: “Z. Trump! Si guxon të na kërcënosh? Ju mund t’a pyesni komandantin se kënd më ka dërguar mua dhe se si ushtarët tuaj kanë kërkuar nga unë një periudhë pushimi në sulmin e muxhahidëve të Irakut disa muaj. A mos keni harruar që ju keni siguruar pelena bebesh për ushtarët tuaj brenda tankave tuaja? Ndërsa tani po e kërcënoni shtetin e madh të Iranit? Bazuar në cilën të kaluar? Duke u bazuar në shpartallimin që keni përjetuar në Afganistan, Jemen dhe vende të tjera? Dije se ne nuk flemë as edhe një natë pa menduar për ditën kur do të i’u shkatërrojmë. Ejani, ne jemi duke pritur. Por ju e dini, kjo luftë nënkupton që të gjitha mundësitë tuaja janë zhdukur. Ndoshta ju mund të filloni këtë luftë, por ne do të caktojmë fundin e saj.”

Komandanti i Gardës Revolucionare, gjeneral major Kasim Sulejmani i cili foli në një ceremoni të mbajtur për nder të dëshmorëve të Periudhës së Shenjtë të Mbrojtjes të qytetit Hamedan të Iranit, u shpreh: “Fakti që armiku përpiqet të na frikësoj, është për shkak të faktit se ai nuk e njeh kulturën që dominon shoqërinë iraniane, sepse ata nuk kanë mundur t’i njohin ende njerëzit që vrapojnë drejt shehadetit me lot gëzimi.”

Gjeneral major Kasim Sulejmani u shpreh kështu: Sanksionet zbatoheshin madje edhe gjatë Periudhës së Mbrojtjes së Shenjtë, por në ato vite kur armiku na sulmoi duke përdorur të gjitha mjetet larg nga bujaria, ne arritëm të arrijmë në fitore. Ne ruajtëm integritetin tonë territorial dhe e detyruam armikun që ta përfundojë luftën.

Duke thënë se Republika Islamike nuk do të krahasohet me ndonjë rend tjetër politik, komandanti i Forcës së Jeruzalemit vuri në dukje se: “Duhet të përdorim përsëri parimet që mbizotëruan gjatë viteve të Periudhës së Mbrojtjes së Shenjtë dhe Revolucionit Islamik, në mënyrë që të lëmë pas me nder sulmet e ndryshme kundër nesh.”

Duke i’u drejtuar presidentit të SHBA-së Trump, gjeneral major Sulejmani u shpreh kështu: Personi që po i përgjigjet kësaj nuk është presidenti ynë, por jam unë si një ushtarë dhe natyrisht forcat e Jeruzalemit. Pretendimet tuaja për kërcënim ndaj nesh i përngjajnë një tende që flet. Dhjetëra tanka, helikopterë dhe pajisje ushtarake sulmuan Afganistanin dhe bënë vrasje. Çfarë keni bërë me numrin prej 110 mijë ushtarëve që keni pasur nga viti 2001 deri në vitin 2018? Sot ju po i kërkoni talebanëve që të negociojnë.

Komandanti i Forcës së Jeruzalemit përveç tjerash, u shpreh kështu: Trump duhet të dijë mirë se unë jam ai që do t’i dal përballë. Ju mund të filloni luftën, por ne do të jemi ata të cilët do t’a përfundojnë atë. Prandaj, mos na këcënoni me vrasje, sepse edhe ne jemi plotësishtë të gatshëm për këtë.



Burimi : Tasnim News Agency