Vajza e Imam Khomeinit i dërgoi letër Erdoganit

Publikuar në Korrik 27, 2018, 4:01 a.m.

Vajza e Imam Khomeinit, Zehra Mustafa i shkroi Rexhep Tajip Erdoganit, duke kërkuar që Organizata e Bashkëpunimit Islamik të dënoj vendimin e ri racist të regjimit sionist të Izraelit lidhur me Jeruzalemin.

Kryetarja e Institucionit Ndërkombëtarë për Solidarizim me Palestinën, Zehra Mustafa e cila kërkoi që t’i bashkoj në një takim vendet anëtare të Republikës së Turqisë, theksoi se vendet islamike duhet të jenë qëndrojnë pranë popullit palestinez përballë sulmeve dhe vendimeve të fundit të regjimit izraelit që ka marrë ndaj popullit palestinez.

Në këtë letër u raportua se me vendimin e fundit, regjimit sionist ka bërë presion të plotë ndaj popullit palestinez dhe populli palestinez u privua plotësisht nga e drejta e tyre për vetëvendosje si dhe u tha se: “Regjimi izraelit, nëpërmjet territoreve palestineze, injoron tërë historinë dhe të kaluarën e popullit palestinez dhe e tregon rajonin si tërësisht të hebrenjëve. Me këtë vendim, ndërsa regjimi sionist formalizon okupimin e Palestinës, në të njejtën kohë, do të bëhet shkak për jahudizimin e Jerusalemit dhe të tokave palestineze. Me këtë ligj, i cili bazohet në vetëm një racë dhe religjion, do të jetë i ligjshëm shkatërrimi i shtëpive të popullit palestinez dhe largimi i tyre nga vendbanimet.”

Vajza e Imam Khomeinit, Zehra Mustafa e cila theksoi se regjimi izraelit sionist ishte gjithmonë brutal dhe vrasës, por se me këtë ligj të ri vrasjet e tyre do të legalizohen, shtoi se: “Ky ligj do të inkurajojë regjimin izraelit për mizoritë e tij. Ligji në fjalë ky ligj nuk do të bëjë që të harrohet fakti se regjimi izraelit ka pushtuar Palestinën si dhe vrasjet e tyre 70 vjeçare.”

Duke vënë në dukje heshtjen kundrejtë Izraelit të shteteve që pretendojnë të jenë mbrojtës të demokracisë si dhe paaftësinë e botës arabe në çështjen palestineze, Zehra Mustafa tha se vendimi i fundit i regjimit izraelit nuk mund të injorohet dhe shtoi se: “Të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë pro-paqës dhe të drejtave të njeriut, duhet të dinë se ky ligj do të çojë në rritjen e luftës dhe kaosit në rajon. Vendi, i cili zbaton presidencën periodike të Organizatës e Bashkëpunit Islamik kundër këtij ligji që shënjestron popullin palestinez, duhet të fillojë punën e nevojshme duke ftuar edhe vendet islamike  si institucion që synon çlirimin e Jerusalemit.”



Burimi : Tasnim News Agency