Putini përsërit mbështetjen për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Publikuar në Korrik 24, 2018, 10:18 p.m.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përsëriti të enjten qëndrimin e Moskës mbi nevojën për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Presidenti Putin në një fjalim të transmetuar nga Rusia 24 tha se ka pasur raste të marrëveshjeve, të arritura gjatë viteve të përpjekjeve në bashkëpunim me shumë vende që janë refuzuar nga një vend në më pak se një orë.

Presidenti, i cili po i drejtohej përfaqësuesve rusë në organizatat ndërkombëtare, në mënyrë eksplicite tha se ai po i referohej tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar nga Irani dhe fuqitë më të mëdha botërore në vitin 2015.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në muajin maj, duke e quajtur atë marrëveshje si më të keqën ndonjëherë.

Në situatën aktuale, Rusia po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen vitale dhe të parandalojë eskalimin në Lindjen e Mesme, tha Putin, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të Iranit, i njohur formalisht si Plani i Përbashkët i  Veprimit (JCPOA).

Të martën, Putin tha në një intervistë me një transmetues tjetër rus se qëndrimi i Moskës në mbështetje të marrëveshjes bërthamore, nuk ka  ndryshuar.

Numri më i madh i inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është kryer në Iran, tha ai.



Burimi : IRNA