Lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave

Publikuar në Korrik 22, 2018, 9:03 p.m.

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trumpin për shkak të raportit të tij armiqësor kundrejt Teheranit, se “Amerika duhet të dijë se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, ka lajmëruar agjensioni iranian IRNA.

Irani po ballafaqohet me presionin amerikan dhe kërcënim me sanksione pas vendimit të Trumpit që të tërheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja ndërkombëtare për programin nuklear iranian, të arritur në vitin 2015. Në adresimin e tij para diplomatëve iranian të mbledhur, Hasan Ruhani ka porositur: “z. Trump, mos tërhiqni luanin për bisht, për këtë do të mund të rrezikoni”.

“Amerika  duhet të dijë se paqja me Iranin është nëna e paqes së tërësishme, dhe se lufta me Iranin është nëna e të gjithë luftërave. Nuk jeni në pozitë të inkurajoni popullin iranian kundër sigurisë dhe interesave iraniane”, shtoi më tutje presidenti iranian dukshëm duke u referuar në përpjekjet amerikane për të destabilizuar qeverinë iraniane.

Zyrtarët amerikan në Washington të cilët janë të afërt tematikës së marrëdhënieve me Teheranin, kanë thënë se administrata e Trumpit ka rinis ofensivën e fjalimeve dhe komunikimeve me internet të cilët kanë për qëllim inkurajimin e trazirave dhe të ndihmojë presionin kundër Iranit për të dhënë fund programit të tij nuklear dhe mbështetjes grupeve militante.

Zyrtarët e tanishëm amerikan theksojnë se kjo fushatë i prezantojnë krerët iranian në dritë të fuqishme, herë pas here duke shfrytëzuar informata të cilët janë të tepruara dhe në kundërshtim me qëndrimet zyrtare duke përfshirë edhe komentet e administratave të mëparshme amerikane. Lideri suprem fetar iranian, ajatullah Hamenei ka kërcënuar me bllokimin e tërësishëm të eksportit të naftës nga Gjiri Persik, pas tërheqjes amerikane nga marrëveshja nukleare dhe publikimit të futjes së sanksioneve të reja amerikane kundër Iranit.

Gjashtë shtete më të fuqishme kanë arritur në vitin 2015 marrëveshjen me Iranin për të kufizuar programin nuklear iranian  i cili nuk do të mund të përdoret për zhvillimin e armatimit nuklear, në këmbim të shfuqizimit të sanksioneve Iranit. Pasi që SHBA-të janë tërhequr nga marrëveshja, Irani qartë ka thënë se dëshiron të mbajë marrëveshjen gjallë, m kusht që pesë shtete tjera do të mund të garantojnë Iranin se nuk do të përfshihet në izolimin ekonomik të cilët SHBA-të filluan prapë të  zbatojnë futjen e sanksioneve.



Burimi : Al Jazeera