Deklarat e Khameneit për ‘Ngushticën e Hormuzit’

Publikuar në Korrik 22, 2018, 9:01 p.m.

Lideri i Iranit Ajetullah Ali Khamenei mbështeti deklaratën e presidentit Hasan Ruhani i cili tha se “ata do të mbyllin Ngushticën e Hormuzit në rast se SHBA-ja pengon shitjen e naftës së Iranit”.

Sipas një deklarate të bërë nga zyra e shtypit e liderit iranian, Khamenei pranoi zyrtarët e ministrisë së jashtme, ambasadorët iranianë dhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në rezidencën e tij në kryeqytetin Teheran.

Në fjalimin e bërë këtu, Ali Khamenei vuri në dukje kërcënimin e presidentit të Iranit, Hasan Ruhani, për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit’ dhe u shpreh kështu: “Deklarata e presidentit ku tha se ‘Nëse pengohet  shitja e naftës së Iranit, askush nuk mund të eksportoj naftë në rajon’, është një deklaratë e rëndësishme e cila vë në dukje politikën dhe qasjen e Republikës Islamike lidhur me çështjen.”

Khamenei tha se Ministria e Jashtme duhet të ndjekë në mënyrë strikte qëndrimin e vënë në dukje nga presidenti Ruhani.

‘NEGOCIATA ME SHBA-NË ËSHTË NJË GABIM I QARTË’

Duke theksuar se SHBA-ja nuk është e besueshme, lideri i Iranit tha se është gabim të mendohet se do të zgjidhen problemet e negociatave me qeverinë e Uashingtonit.

Udhëheqësi iranian shtoi se ai nuk është kundër negociatave me vendet evropiane, për dalim nga ato me SHBA-në.

Presidenti iranian Hasan Ruhani, në një takim me iranianët në Zvicërr, deklaroi se “Qeveria e SHBA-së tha se nuk do të eksportojmë asnjë pikë naftë në Iran’. Kjo do të thotë se nafta e rajonit nuk do të mund të eksportohet. Nëse e bëni këtë, ju do të vuani edhe pasojat e kësaj.”

Kjo deklaratë u komentua si një kërcënim i Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e cila ndodhet midis Gjirit të Omanit dhe Basrës.



Burimi : Sputnik News