Hapet në Libi Qendra Kur'anore për gratë

Publikuar në Korrik 22, 2018, 8:59 p.m.

Një qendër e specializuar e memorizimit të Kur'anit për gratë u hap në qytetin Xhalu në rajonin Al-Wahat, në veri-lindje  të Libisë.

Sipas alwasat.ly, qëllimi kryesor i qendrës është promovimi i kulturës kur'anore në mesin e grave në rajon.

Përfaqësuesit nga Zyra e Libisë  ‘Awqaf’  ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së qendrës.

Muhammed Buthamaniah, drejtor i qendrës, falënderoi qytetarët për kontributin e tyre, duke thënë se qendra u ndërtua për 4 vjet në bashkëpunim me popullin e qytetit.

Libia është një vend në rajonin e Maghrebit të Afrikës së Veriut, kufizohet me Detin Mesdhe në veri, Egjiptin në lindje, Sudanin në juglindje, Çadin dhe Nigerin në jug dhe Algjerinë dhe Tunizinë në perëndim.

Rreth 97 për qind e popullsisë në Libi janë muslimanë.



Burimi : IQNA