Gazeta sioniste shkroi për dështimin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë në Jemen

Publikuar në Korrik 22, 2018, 8:49 p.m.

Një gazetë sioniste ka shkruar për arsyet e dështimit të ushtrive të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë kundër Ansarullahut në Jemen.

Gazeta Haretz e regjimit sionist përmendi arsyet se pse Arabia dhe aleatët e saj nuk mundën të fitojnë ndaj Iranit dhe Jemenit.

Duke i’u referuar dështimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë kundër forcave të Ansarallahut, gazeta Haretz u shpreh se këto dy vende posedojnë qendra moderne ushtarake dhe autoritetet shpenzojnë miliarda dollarë çdo vit për blerjen e armëve, por një grup luftëtarësh i kanë penguar ata.

Më pas, gazeta sioniste vuri në dukje paratë që Arabia ka shpenzuar për blerjen e pajisjeve ushtarake. Sipas deklaratës së Institutit Ndërkombëtarë Kërkimor të Paqes në Stockholm, Arabia Saudite është vendosur në vendin e tretë në listën e shpenzimeve të armëve ushtarake me 69.4 miliardë dollarë të shpenzuara për blerjen e armëve në vitin 2017. Ky institut gjithashtu e cilësoi Arabinë Saudite si shtetin e dytë me rritje të sasisë së armëve në vitin 2015 dhe 2016 dhe deklaroi se kjo shifër u rrit me 200% krahasuar me 6 vjet më parë.

Në këtë analizë, Haretz deklaroi se Arabia është e dobët në aspektin ushtarak dhe se këtë e dinë të gjithë. Përkundër të gjitha armëve që merr, Arabia është e papërvojë, e varur nga Amerika për karburant të ri dhe e privuar nga kapitali njerëzor.

Në një deklaratë të bërë në lidhje me arsyet për dështimin e ushtrisë së Arabisë kundër forcave të Ansarullahut, hulumtuesi Yuel Gasanski tha se ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë luftë që nga viti 1991, por antarët e Ansarullahut kanë dhjetëra vjet eksperiencë partizane. Koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë nuk mundi  të arrijë qëllimin e vet për të pushtuar portin Hudeyde javën e kaluar. Irani mohon akuzat se vendet perëndimore dhe Arabia Saudite po ndihmojnë Ansarullahun për armë.

Në një pjesë tjetër të analizës së gazetës Haretz, u vu në dukje një tjetër karakteristikë e Arabisë e njohur nga të gjithë, dhe dështimi i ushtrisë arabe u mbështet në këtë.

Lidhur me çështjen, gazeta raportoi se ashtu si shumë vende jo-demokratike, ushtria arabe ka një sistem operacional që lidhet me qendrën dhe se shehzadet dhe anëtarët e tjerë të dinastive nuk kanë detyra ushtarake. Në vitin 1970, një psikolog social holandez zhvilloi një tregues të quajtur "distanca e pushtetit" për të krijuar një hierarki të bazuar në fuqinë e pushtetit. Ky psikolog u shpreh se strukturat e pushtetit në vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë plotësisht hierarkike dhe si rezultat, aftësia e tyre për të zgjidhur problemet e mëdha dhe të cogla si dhe për të përtrirë është e vogël.



Burimi : Rast Haber