Trupat e Irakut vrasin një udhëheqës të rrezikshëm të ISIS-it në jugperëndim të Kirkukut

Publikuar në Korrik 21, 2018, 9:30 p.m.

Policia Federale Irakiane ka vrarë një anëtar të rrezikshëm të Daesh-it (ISIS apo  IS) në jugperëndim të Kirkukut, tha një burim sigurie të mërkurën.

Duke folur për faqen Bagdadi Sot, burimi ka thënë:

"Një udhëheqës i quajtur  Shehab Ahmed al-Sallab u vra nga trupat e Brigadës 56-të dhe Policisë Federale në periferi të Hauixha-s, në jugperëndim të Kirkukut."

Shehab Ahmed al- Sallab, sipas burimit, "është një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të grupit."

Sot herët në mëngjez, Policia Federale filloi  një operacion të gjerë të sigurisë në Kirkuk dhe një valë sulmesh të kohëve të fundit të nisura nga grupi ISIS kundër disa prej fshatrave të provincës.

Të shtunën, tetë luftëtarë fisnorë sunitë u vranë dhe u plagosën në një sulm të ISIS-it në rrugën e fshatit Makhus në Hauixhai.



Burimi : Iraqi News