'Huxhxhat ul - Islam Ali Kazi Asgar: Haxhi është faktori kryesor i unitetit në Botën Islame

Publikuar në Korrik 21, 2018, 1:45 a.m.

Përfaqësuesi i Liderit Suprem të Iranit dhe i çështjeve të Haxhit tha se haxhi vjetor është një faktor kyç në ruajtjen e unitetit dhe solidaritetit midis muslimanëve të botës.

"Sot, Bota Islame  është në një gjendje të ndjeshme dhe të rrezikshme, 'Huxhxhat ul Islam Ali Kazi Asgar, përfaqësuesi  i liderit suprem në haxh, tha në një ceremoni të mbajtur në aeroportin ‘Imam Humejni’ për të përcjellur   grupin e parë të haxhijve .

Të mërkurën në mëngjes, grupi i parë i haxhijve iranian u nisën për në Medine, në Arabinë Saudite, për ritualet vjetore të haxhit.

Në ceremoni, Ali Kazi Asgar tha se mosmarrëveshjet politike midis Iranit dhe Arabisë Saudite nuk duhet të diskutohen në Mekë dhe Medinë, pasi Bota  Islame është në një situatë të ndjeshme këto ditë.

Haxhijtë duhet të jenë vigjilentë dhe të mos bien në provokime, në komplote, vuri në dukje zyrtari.

Ai më tej tha se rreth 86.000  haxhijë  iranianë do të kryejnë ritualet e Haxhit këtë vit.

Grupi i parë iranian u nis për në Arabinë Saudite këtë mëngjes, zyrtari tha se ishin 270 haxhijë.

Rreth 500 haxhijë iranianë janë vrarë gjatë një ikje në një rrëmujë në vitib 2015, gjatë të Haxhit, kur, sipas raporteve, dy grupe të mëdha të haxhijve  mbërritën së bashku në një udhëkryq  në  Mina, disa kilometra në lindje të Mekës, në rrugën e tyre për kryerjen e "gjuajtjen me gurë të shejtanit në Xhamarat.

Haxhi vjetor është një detyrë e madhe fetare për muslimanët dhe duhet të kryhet së paku një herë gjatë jetës së muslimanit.



Burimi : IRNA