Delegacioni amerikan po vjen në Turqi lidhur me sanksionet ndaj Iranit

Publikuar në Korrik 21, 2018, 1:39 a.m.

Zëvendes sekretari i Thesarit i SHBA-së, Marshall Billingslea do të jetë nesër në Ankara lidhur me vendimin e vendit të tij për të sanksionuar Iranin.

Delegacioni i kryesuar nga zëvendes sekretari i Thesarit i SHBA-së, Marshall Billingslea do të vjen nesër në Ankara për të pasur kontakte zyrtare.

Pritet që në takimin në Ankara, Billingslea të ndaj pritshmëritë e tij nga Turqia lidhur me vendimin e marrë nga SHBA-ja për të rifilluar sanksionet ndaj Iranit.

Parashihet që zëvendes sekretari i Thesarit i SHBA-së dhe zyrtarët e tjerë së bashku me të, të takohen me zyrtarët e institucioneve të ndryshme si Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Thesarit dhe e Financave në Turqi.

Planifikohet që në këtë takim, Turqia dhe SHBA-ja të diskutojnë edhe për dimensionet e ndryshme të bashkëpunimit në luftën kundër financimit të terrorizmit.

SHBA NJOFTOI  MË 8 MAJ SE DO TË TËRHIQET NGA  MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN

Qeveria amerikane njoftoi më 8 maj se është tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do të rifillojë sanksionet kundër Iranit.

Qeveria e Donald Trump po kërkon që për të ndërprerë burimet e të ardhurave të Iranit, të rifillohen sanksionet e vendeve me tregti dypalëshe me Iranin.

IRANI ËSHTË SHTETI QË KA BLERË MË SË SHUMTI NAFTË NGA TURQIA

Irani është shteti që ka blerë më së shumti naftë nga Turqia. Blerja e gazit natyral qëndron jasht kuadrit të sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit.

Lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër Iranit, ministri i jashtëm Mevlut Çavushoglu u shpreh se Turqia në kushte normale është kundër sanksioneve, duke shtuar se nuk është e drejtë që SHBA-ja të marrë vendim e vetme dhe pastaj të thotë “le të ndjekin shtetet tjera vendimin që kam marrë”. Çavushoglu vuri në dukje se marrëdhëniet e tilla nuk do të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme dhe shtoi se: “Nuk është e vërtetë që një vend si Irani është izoluar. Madje, është shumë i rrezikshëm. Është gjithashtu i rëndësishëm edhe për sigurinë e rajonit tonë. Ne nuk i shohim si të drejta vendimet e marra ndaj Iranit.”



Burimi : Sputnik News