Kosovës iu lajm pozitiv nga Komisioni Evropian

Publikuar në Korrik 19, 2018, 5:34 p.m.

Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave dëshmon ecjen drejt integrimit të plotë të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Këtë rekomandim pozitit sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e mirëpret këtë lajmë nga Komisioni Evropian.

Kjo shpreh edhe një herë përcaktimin e gjithë kosovarëve për një të ardhme euroatlantike, duke praktikuar vlerat demokratike civilizuese perëndimore.

Ky angazhim për të përmbushur kriteret që na ofrojnë me vendet e zhvilluara evropiane do të vazhdojë. Ndërtimi i shoqërisë demokratike, të qëndrueshme, të zhvilluar dhe me mirëqenie të qytetarëve, është synim i vazhdueshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria shprehin bindjen se qytetarët dhe institucionet e Kosovës do të dinë të vlerësojnë drejtë dhe të respektojnë vendimet dhe rregullat e institucioneve evropiane për lëvizje të lirë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës presin që ky rekomandim do të marrë mbështetjen edhe nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Ministrave.