Dhjetëra të plagosur ndërsa protestuesit irakian përleshen me policinë

Publikuar në Korrik 18, 2018, 10:20 a.m.

Protestat goditën disa krahina, përfshirë Basrën, pavarësisht se kryeministri Haider al-Abadi njoftoi fonde të reja dhe premtime për investime për rajonin e pasur me naftë por të lënë pas dore.

Dhjetëra demonstrues u plagosën në Irakun jugor në përleshjet me policinë, ndërsa protestat mbi papunësinë dhe mungesa e shërbimeve bazë hynë në javën e dytë, thanë zyrtarët.

Interneti ka qenë jashtë shërbimit në të gjithë vendin për 48 orë.

Në qytetin e Basrës, demonstruesit u përpoqën të sulmonin selinë e guvernatorit, por u shpërndanë nga policët që qëlluan me gaz lotsjellës, tha një gazetar i agjencisë AFP.

Policia gjithashtu gjuajti gaz lotsjellës në demonstruesit të cilët hedhnin  gur në policinë, u përpoqën të dalin në rrugën e tyre për në fushën e naftës Zubeir në jug të qytetit, tha gazetari.

Disa njerëz, duke përfshirë gazetarët, u lënduan nga gazi lotsjellës tha gazetari.



Burimi : World Bulletin