Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Ne nuk mund t'i besojmë Shtëpisë së Bardhë pa kushte

Publikuar në Korrik 18, 2018, 9:53 a.m.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se ata nuk do mund t'i besojnë më Shtëpisë së Bardhë pa kushte.

Maas në një deklaratë i’u ka bërë thirrje vendeve të  Bashkimit Evropian (BE) që të bashkëpunojnë mes vete, pasi presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi BE-në si një ‘armik’.

Maas i cili tha se “nuk do mund t'i besojmë më Shtëpisë së Bardhë pa kushte”, shtoi se për të ruajtur partneritetin me Shtetet e Bashkuara, ky partneritet duhet të vihet përsëri në vend.

Maas, i cili theksoi se kjo do të bëhet e mundur me “Evropën me vetë besim”, shtoi se pavarësisht faktit se postimet e presidentit amerikan Trump në Twitter janë “absurde” dhe shprehjet e tij të ashpra, Evropa nuk duhet të ndahet dhe vendet e BE-së duhet të jenë më afër njëra-tjetrës.



Burimi : Sputnik News