Imamët E Ehli Bejtit (p.m.t.) Nuk Lejonin Ndarjen E Shiitëve Nga Trungu I Bashkësisë Islame

Publikuar në Korrik 17, 2018, 12:51 a.m.

Gjatë luftës mes anglezëve dhe osmanëve dijetarët e Irakut dhanë fetuanë e xhihadit kundëranglezëve. Ky ishte i njëjti drejtim osman i cili kishte vrarë të mëdhenjtë e shiitëve gjatë drejtimit të tij. Sejjid Kazim Jezdi i biri i shkrimtarit të veprës: “Urue” (Lidhja)ka rënë dëshmor duke luftuar përkrah të osmanëve dhe kundëranglezëve.

Huxhxhetulislam Muhammed Husejn Bejati, gjatë një sqarimi pasi citoi se bashkimi është njëri nga parimet e shiitëve tha: “Ndonëse imamët kanë pësuar goditjen më të madhe në epokat e prijësve ata nuk lejonin shkëputjen e shiitëve nga trungu i bashkësisë muslimane”.

- A mund të na bëni fjalë për këshillat dhe urdhrat e Kur’anit dhe Ehli Bejtit që kanë të bëjnë me bashkimin në mesin e bashkësisë islame?

Çështja e bashkimit është njëra nga bazat më të qarta të çështjes së meditimit në botën islame. Ju jeni në dijeni për praninë dhe vijimin e pranisë së rrymave të cilat mundohen që ta shndërrojnë në teori çështjen e kundërshtimit në botën islame. Kur ju i drejtoheni Kur’anit Famëlartë ju shikoni se fjala “ihtilaf” (kundërshtim) rrjedh shumë herënga fjala “bag’j” që do të thotë “të ndahesh nga e vërteta, të dhunosh, të tejkalosh kufirin, të kesh smirë” fjala vjen: “Ata të cilëve u është dhënë Libri kundërshtuan pasi u erdhi dituria dhe këtë për shkak të “bag’jit” (mendjemadhësisë) në mesin e tyre”. (Ali Imran, 19)

Çfarëdo të thotë se prania e “ihtilafit”(kundërshtimit) ebashkësisë islameështë mëshirë?

Nëanën tjetër si pasojë e disa çështjeve historike ka dhe njerëz të cilët janë orvatur që t’i japin njëdrejtim pozitiv konceptit të kundërshtimit. Them se në këtë mënyrë janë komentuar përcjelljet si hadihi: “Kundërshtimi i bashkësisë sime është mëshirë”.Megjithatë kur kjo përcjellje u përcoll në prani të Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) i nderuari urdhëroi se kuptimi i fjalorit i fjalës “kundërshtim” që nënkuptohet në hadith është “të shkosh dhe të vish, të vizitosh njëri-tjetrin”. Në fjalor kundërshtimi është përkufizuar si “ndjekja e një gjëje pas një gjëje thetër”. Për shembull “ihtilafu’l-lejli ue’n-nejari” (e cila kalon në Kur’anin Fisnik) ka kuptimin “nata dhe dita ndjekin njëra-tjetrën”. Të vizituarit e njëri-tjetrit e fëmijëve të bashkësisë islame, të shkuarit dhe të shikuarit e tyre sigurisht se është mëshirë.Ky komentim është plotësisht e kundërta e komentimit të parë që të vjen në mendje. Kundërshtimi në kuptimin e të kundërtës, diskutimit dhe përplasjes bie ndesh me përsosmërinë e moralit, e kundërta e saj është e qartë se është një vlerë e rëndësishme e bashkimit.

Krahasimi I Qëndrimit Të Imamëve Të Ehli Bejtit Me Qëndrimin E Shiitëve Anglezë

Në përcjelljet e Imamëve të Udhëzimit (p.m.t.) dhe në të njëjtën mënyrë në udhën e tyre (në ushtrimet e tyre, në zbatimet e tyre) koncepti i bashkimit është shfaqur në një masë të madhe. Pika e parë që vini re për ruajtjen e bashkimit islam në udhën e imamëve (p.m.t.), është çështja e kujdestarisë së prijësit të besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.) dhe është e ditur heqja dorë e të nderuarit nga e drejta e tij me qëllim që të mos kishte kundërshtim në mesin e bashkësisë islame.

E njëjta gjë vihet re dhe në jetën e imamëve të tjerë. Ata ndryshe nga rrymat kundërshtuese tëcilat ishin hedhur në veprim kundër autoritetit mbizotërues emeuit dhe abbasit - si harixhitët të cilëtkishin dalëjashtë përbërjes së bashkësisë islame- dhe ndonëse ata vetë kishin pësuar goditjen më të madhe ne epokëne atyre prijësve, sërish ata nuk i lejonin shiitëtqë të silleshin në këtë drejtim. Madje dhe vetë ata u sollën në këtë mënyrë.

Për këtë shkak ne vëmëre se miqtëe imamëve (p.m.t.) kanë punuar në qeverinë abasite dhe madje disa herëata kanë qenë në poste drejtuese. Fjala vjen njëri nga të mëdhenjtë e rrethit të Imam Xhafer Sadikut i cili ishte Abdullah Ibn Sinani ishte ministër i ekonomisë duke përdorur këtu thënien e ditëve të sotme të katër prijësve abbasitë.Sipas përcjelljeve historike kur trupat emeuite kishin mbetur të pamjaftueshme gjatë çlirimit të Endulusit (Andaluzisë) Imam Bakiri (p.m.t.) u kishte dërguar atyre në ndihmë shiitëte tij. Cili imam? Imami i cili është dëshmitari i gjallë i ndodhisë së Kebelasë! Ja pra ky ushtrim është njëri nga udha eelementeve më tëshëndosha të besimit të shiitëve. Ata nuk kanë lejuar që shiitët tëshkëputen nga bashkësia islame dhe të lëvizin nëdrejtim të veçuar nga muslimanët etjerë.

Sigurisht se krahas kësaj rasti për të vënë theksin tek e vërteta ishte gjithmonë i pranishëm, por si në zbatimin praktik dhe me provat e fjalëve ka një theksim të veçantë të bashkimit në mesin e bashkësisë islame. Shikoni këtë përcjellje të Imam Xhafer Sadikut i cili ka vënë theksin se duhet t’ia kalojmë mirë me Ehli Sunnetin: “Merrni pjesë në xhenazetë e Ehli Sunnetit, vizitoni të sëmurët e tyre, shkoni në gjykatat e tyre dhe bëhuni dëshmitarët e tyre.I nderuari ka thënë kështu në vijim: “Nëse ju silleni kështu të tjerët do të thonë: “Allahu e mëshiroftë Imam Sadikun i cili i ka edukuar kështu miqtë e tij”.

Ju krahasojeni këtë stil të Imam Sadikut, me sjelljet e shiitëve anglezë, të cilët e tregojnë si fyerje, tallje dhe qesharak besimet e shiizmit xhaferit dhe të tjerëve dhe të cilët orvaten që ta shfaqin këtë si një degë e cila nuk zotëron asgjë! Me të vërtetë se ka shumë largësi mes tyre.

Dijetarët Shiitë Kanë Luftuar Përkrah Osmanëve DheKundër Anglezëve Dhe Kanë Rënë Dëshmorë

Si përfundim dua të bëj të ditur se në kornizën e Kur’anit Famëlartë dhe të përcjelljeve, kundërshtimi është qortuar, ndërsa bashkimi është njëri nga themelet e mendimit shiit, një koncept i lëvduar. Ju e dini se dhe dijetarët muslimanë janë sjellur në të njëjtën mënyrë duke ndjekur praktikën e Imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t).az. Për shembull gjatë luftës mes anglezëve dhe osmanëve dijetarët e Irakut dhanë fetuanë e xhihadit kundëranglezëve. Ky ishte i njëjti drejtim osman i cili kishte vrarë të mëdhenjtë e shiitëve gjatë drejtimit të tij. Për shembull “Shehidu’th-Thani” (Dëshmori i Dytë), Shejh Zejnulabdiddin Ibn Ali Amili) dijetari i madh i Xhebelu’l-Amilit ka rënë dëshmor nga osmanët. Sejjid Kazim Jezdi i biri i shkrimtarit të veprës: “Urue” (Lidhja) ra dëshmor duke luftuar përkrah të osmanëve dhe kundëranglezëve. Kjo ishte udha e dijetarëve tanë e cila ka vijuar deri në ditët tona. Edhe Imam Humejni ishte njëri trupëzimi më i qartë i bashkimit. Imam Humejni kur takohej me dijetarët e Ehi Sunnetit citonte: “Ata të cilët duan të krijojnë përçarje duke thënë ky është shiit dhe ky është sunnit nuk janë janë as shiitë dhe as sunnitë”.

Bëj të qartë se dhe në ditët e sotme rrymat të cilat duan të shndërrojnë këtëbashkim në përçarje nuk janë origjinale, por janë të tëra të importuara. Këto janë grupacionet e sauditëve, e sistemit të sigurisësë regjimit të Pakistanit, ose ato të cilat i ka stërvitur Amerika dhe Izraeli.Në përgjithësi këta janë ata të cilët duan që një grup njerëzish tëqëndrojnë të hutuar dhe gjëja e cila do të mund të prishë komplotet e tyre është zgjuarsia e dijetarëve shiitë dhe sunnitë. Dijetarët nëse bëhen tëvetëdijshëm dhe të zgjuar dhe nëse ruajnë largpamësinëtë cilën ekanë ruajtur deri më tani,do të asgjësohen një pjesë e madhe problemesh, duke qenë se lidhja e popullit me dijetarët është e fuqishme.

Vini re se në epokën kur Imam Xhaferi (p.m.t.) ka thënë: “Vizitoni të sëmurët e tyre, merrni pjesë në xhenazetë e tyre”, ishin kohra në të cilat shiitët ishin pakicë dhe nëse nuk do të kishin bërë këto punë nuk do të tërhiqnin shumë vëmendje! Domethënë se Ehli Sunneti; nuk kishte nevojë që shiitët të vinin dhe të vizitonin të sëmurët e tyre ose të bëheshin dëshmitarë në gjykatat e tyre! Në atë epokë dhe shiitët duke u shkëputur nga shumica e muslimanëve mund të izoloheshin si ismailitët. Megjithatë qasjet dhe metodat e Imamëve, tregojnë se çështja ishte shumë përtej të qenit taktike etj. Ky është bashkimi i vërtetë.

Ahmed Ibn Hanbeli: Ai është imami i njerëzve dhe i xhinnëve!

Një pjesë e madhe nga të mëdhenjtë e Ehli Sunnetit ishin nxënësit e Imam Sadikut (p.m.t.). Ebu Hanife - të cilin sunnitët hanefitë e kanë emërtuar si “Imamu’l-E’adhami” (Imami Më i Madh) krenohej se kishte qenë për dy vite nxënës i Imam Sadikut. Edhe Ebu Hanife zinte vend në mesin e kundërshtarëve politikë të qeverisë abbasite. Kur atij iu drejtua propozimi për të zënë vend në drejtimin e prijësisë ai u përgjigj: “Nëse prijësia do të ndryshojë dorë atëherë duhet t’u dorëzohet Imam Xhafer Sadikut”. Edhe Shafiiu në mënyrë të tërthortë është nxënësi i Imam Sadikut. Shikoni Ahmed Ibn Hanbelin. Historia shkruan se kur ushtarët e qeverisë filluan të bërtisnin në xhenazenë e Imam Musa Kazimit (p.m.t.): “Ky është imami i rafiditëve” Ahmed Ibn Hanbeli duke qarë tha: “Jo, ky është imami i të tërë njerëzve dhe xhinnëve”.

Po është e vërtetë se drejtimi abbasit kishte nevojë për ndihmën e shiitëve, por Imamët i dhanë urdhër shiitëve të tyre në drejtim të ruajtjes së bashkimit islam dhe tësjelljes mirë me bashkësinë. Unë po iu them dhe një shkallë më të lartë, bashkimi nuk është vetëm bashkimi islam, Kur’ani Fisnik na jep urdhër që të mblidhemi rreth pikave të përbashkëta me ndjekësit e librit. “Thuaj: “O ju ndjekësit e Librit, ejani në një fjalë të përbashkët në mesin tonë dhe në mesin tuaj: “Le të adhurojmë vetëm Allahun dhe le të mos i bëjmë shok Atij asgjë. Le të mos marrim disa nga ne disa të tjerë për zotëra përveç Allahut!” (Ali Imran, 64).

A do ta marrim si një taktikë dhe këtë sqarim të vërtetë? Përballë kujt do të shkohet në bashkimin e taktikës me të çifutët dhe të krishterët? Nuk është kështu, por theksimi mbi pikat e përbashkëta është një gjë përbërëse në personalitetin, pikërisht siç është i qortuar kundërshtimi i mbështetur mbi “bag’jin”. Si rrjedhojë çdo hap që do të hidhet me synimin e asgjësimit të kundërshtimit është një hap i bekuar.



Burimi : Medya Şafak