Krye myftiu palestinezë: Është mëkat të shiten tokat palestineze

Publikuar në Korrik 12, 2018, 9:37 p.m.

Krye myftiu palestinezë ka thënë se është mëkat që tokat palestineze t’i lihen armikut.

Krye myftiu palestinezë, Muhammed Husein u shpreh se: “Ai që i shet token armikut dhe është besnik ndaj pabesimtarëve në luftë, ka dalur nga feja Islame dhe ka tradhëtuar Zotin, të dërguarin, fenë dhe atdheun e tij.” Në deklaratën e tij, krye myftiu palestinezë Muhammed Husein i cili është kundër takimeve në parlamentin izraelit të cilat i mundësojnë hebrenjëve blerjen  e tokave të  Bregut Perëndimor, ka dhënë fetva lidhur me atë se shitja e tokave palesineze dhe dhënia e saj armikut është mëkat.

Në fetvan e Huseinit, u tha se tokat palestineze janë pronë e fondacionit dhe se në ligjin Islamik, është mëkat shitja e tokave palesineze dhe dhënia e saj armikut. Ai u shpreh se ai që i shet tokën armikut dhe përfiton nga kjo gjë, ka bërë mëkat. Husein deklaroi se shitja e tokës armikut dhe brokerimi janë veprime të cilat qojnë në kufër dhe theksoi se kjo gjë nënkupton besnikëri ndaj jobesimtarëve që luftuan me ne si dhe largim nga feja islame.

Husein gjithashtu u shpreh se: “Ai që i shet token armikut dhe është besnik ndaj pabesimtarëve në luftë, ka dalur nga feja Islame dhe ka tradhëtuar Zotin, të dërguarin, fenë dhe atdheun e tij.”

Sipas legjislacionit të hartuar nga komiteti legjislativ i parlamentit izraelit, të dielën e kaluar, kërkohet që të mundësohet ligji për blerjen e tokave të Bregut Perëndimor nga hebrenjët. Para zhvillimeve të fundit, mundësia për blerjen e tokave të Bregut Perëndimor ka qenë e varur nga kushti i të qenurit shtetas i Jordanisë apo i një vendi tjetër arab.



Burimi : Rast Haber