Zyrtari izraelit: Izraeli nuk është më i fuqishëm se Irani

Publikuar në Korrik 12, 2018, 12:38 a.m.

Ish zëvendës kryetari i Këshillit të Brendshëm të Sigurisë i regjimit sionist të Izraelit, u shpreh se nëse Hezbollahu merr pjesë në ndonjë luftë të mundshme në mes të Iranit dhe Izraelit, Tel Avivin e pret një shkatërrim shumë i rrezikshëm dhe i paparë deri më tani dhe se do të shkatërrohet shumë qytete, duke përfshirë edhe Tel Avivin.

Duke theksuar se Izraeli nuk është më i fuqishëm se Irani, ish zëvendës kryetari i Këshillit të Brendshëm të Sigurisë i regjimit sionist të Izraelit, Eran Etzion tha se nëse ky regjim hynë në luftë me Iranin, objektet e infrastrukturës do të shkatërrohen.

Ish zyrtari sionist tha se Tel Avivi nuk është ushtarakisht i fuqishëm në Teheran dhe se politika logjike e ish zyrtarëve izraelit ka penguar luftën e drejtpërdrejtë me Iranin, duke shtuar se edhe tani,  duhet të ndiqet politika e mos hyerjes në luftë me Iranin.

Duke i’u referuar thirrjes që i ka bërë ish ministri i sigurimit i regjimit sionist, Ehud Barak, Benjamin Netanjahut, për të organizuar një  sulm ushtarak kundër Iranit, Etzion u shpreh se ai është çmendur dhe se gjithmonë e ka konsideruar veten më të menqur se të tjerët.

Zyrtari izraelit shtoi se lufta e mundshme midis Izraelit dhe Iranit do t'i ngjaj luftës Iran-Irak, e cila zgjati tetë vjet dhe rezultoi me humbjen e jetës së më shumë se një milion njerëzish.

Duke deklaruar se nuk është e mundur që Izraeli t’a largojë Iranin nga Siria, zyrtari sionist vuri në dukje se këmbëngulja e Tel Avivit mbi këtë aspekt, mund të ndez fitilin për një luftë në rajon.



Burimi : Tasnim News Agency