‘Terroristët në Idlib po vrasin njëri-tjetrin’

Publikuar në Korrik 12, 2018, 12:32 a.m.

Është mësuar se organizatat e ndryshme terroriste në rajonin Idlib të Sirisë janë përleshur me njëra-tjetren dhe se anëtarët e ISIS-it kanë vrarë dhjetëra militantë të organizatës Tahrir al Sham, duke përfshirë uzbekët, çeçenët dhe një turk.

Burimet lokale që dhanë informata nga Idlibi për agjencinë e lajmeve Sputnik, raportuan se ‘Terroristët e ISIS-it sulmuan papritur pikëmbështetjet e organizatës Tahrir al Sham, afër qytetit Saraqib, me ç’rast u vranë 12 persona’.

Sipas informacioneve të dhëna, edhe një ngjarje u zhvillua në vendbanimin al Dana në veri të Idlibit. Burimet raportuan se “Militantët e ISIS-it sulmuan një makinë në të cilën gjendeshin anëtarët e Jabhat Tahrir as-Suriya. Në këtë sulm u lënduan militantët uzbekë dhe kinezë të cilët ndodheshin në makinë.”

Burimet gjithashtu raportuan se në një fermë në perëndim të Idlibit, është gjetur trupi i një militanti me pasaportë turke. Banorët e rajonit treguan se në përleshjet  e zhvilluara në rrugën Idlib-Ariha, u vranë dhe u plagosën militantët çeçenë, anëtarë të organizatës Tahrir al Sham.



Burimi : Sputnik News