Mbreti saudit është blerësi më i madh në botë i armëve

Publikuar në Korrik 10, 2018, 11:05 p.m.

Në raportin e përgatitur lidhur me armët e shitura ndaj regjimit saudit me kërkesën e OKB-së, u raportua se blerësi më i madh në botë i armëve është mbreti saudit.

Sipas raportit në fjalë, regjimi saudit, në blerjen e armëve prej 500 milion eurosh në vitin 2016, vetëm 118 milionë euro ka marrë nga Ballkani.

Ky raport vuri në dukje Afganistanin, Algjerinë, Turqinë, Irakun dhe Amerikën si shtetet e tjera në rend të parë në blerjen e armëve nga Ballkani.

Serbia është në vendin e parë me 400 milionë euro në shitjen e armëve në Ballkan, ndërsa Bosnja dhe Shqipëria janë vendet e tjera që janë në rradhët e para të shitjes së armëve.

Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat më parë kanë qenë të lidhura me Jugosllavinë, tani përbëjnë Ballkanin.

Regjimi saudit dhe koalicioni arab kanë pushtuar Jemenin dhe me armët e marra nga vendet perëndimore, kanë humbur mijëra civilë të pafajshëm.



Burimi : Tasnem News Agency