Në Stamboll u protestua për masakrën e Saudisë ndaj Jemenit

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:53 a.m.

Në Stamboll u zhvilluan akte mbështetëse për rezistencën e popullit të Jemenit kundër koalicionit nën udhëheqjen SHBA-Saudi.

Qindra muslimanë që marshuan në Konsullatën e Stambollit të regjimit saudit për të protestuar ndaj masakrave dhe vrasjeve të regjimit saudit në Jemen, u mblodhën para konsullatës dhe vunë slogane të tilla si “Regjimi saudit do të japë llogari”, “Hebrenjët në Palestinë, sauditët në Jemen”, “Mallkuar qoftë SHBA-ja, mallkuar qoftë Izraeli, mallkuar qofshin sauditët”.

Në raportin e publikuar u theksua se regjimi saudit vrasës gjatë gjithë historisë ka lënë miliona jemenas në uri dhe sëmundje duke vazhduar vrasjet kundër myslimanëve dhe bllokadën kundër Jemenit me mbështetjen e SHBA-së.

Të mbledhurit para konsullatës në mbështetje të rezistencës në Hudeyde, mallkuan regjimin saudit.



Burimi : Tasnem News Agency