Falendërim nga Ansarallahu për Hezbollahun

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:49 a.m.

Në një raport të publikuar mbrëmë, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdulmelik Bedreddin al-Husi ka vlerësuar sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Hezbollah të Libanit, Seyyid Hasan Nasrullah, për mbështetjen e popullit libanez ndaj popullit jemenas dhe për qëndrimin e tij kundër koalicionit të regjimit saudit.

Në raportin e Ansarallahut, u tha se populli jemenas nuk do t’a harroj kurr këtë mbështetje të sinqert të popullit libanez dhe të sekretarit të përgjithshëm të lëvizjës Hezbollah dhe se fjala dhe veprat e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Nasrullahut janë një, dhe se ai është një personalitet për t’u marrë shembull.

Në një fjalim të bërë kohëve të fundit, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah të Libanit, Nasrullahu deklaroi se rezistenca e Jemenit e mposhti koalicionin e regjimit saudit dhe se regjimi saudit është poshtëruar përball një populli që dinë të dorëzohet.

Duke i’u drejtuar forcave të Jemenit, Nasrullah u shpreh: “Sikur të mund të isha pranë jush dhe të luftoja së bashku me ju.”

Siç dihet, në sulmet e bëra nga regjimi saudit, Amerika, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli sionist ndaj Jemenit, që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, janë vrarë mbi 10 mijë civil dhe plagosur dhjetëra mijëra  të tjerë, si dhe kanë rrethuar këtë vend  nga toka, deti dhe ajri, duke penguar kështu hyrjen e produkteve elementare siq janë ushqimi dhe ilaçet.



Burimi : Rast Haber