Mesazh nga Ez-Zehhar për kolonët sionistë: Ikni, ne po vijmë

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:46 a.m.

Ez-Zehhar tha se shpresa për zgjidhje paqësore ka dështuar dhe se kanceri mund të zhduket vetëm nga rrënjët e saj.

Mahmoud Ez-Zehhar, një prej liderëve kryesorë të Hamasit, tha se shpresa për zgjidhje paqësore ka dështuar dhe se kanceri mund të zhduket vetëm nga rrënjët e saj.

Kreu i Hamasit, Ez-Zehhar, duke folur në një nga tendat e Marshit të Madh të Kthimit, në kufirin me Gazën u shpreh se: “Rasti ynë nuk pranon çrrënjosjen. Nuk ka ndonjë gjë të tillë si Marrëveshja e Shekullit në fjalorin tonë.”

Ez-Zehhari, i cili i dërgoi mesazh edhe kolonëve sionist, tha se: “Ikni nga këtu para se të ju vijë premtimi i dytë i Zotit. Sepse ne po vijmë.”

Ez-Zehhar rikujtoi se populli nuk do të mund të mashtrohet, nuk do të shitet, toka nuk do të blehet dhe se nuk do të harroj sakrificën që bënë gjyshërit dhe baballarët e tyre.

Në protestat e djeshme të Marshit të 15-të të Madh të Kthimit, si pasojë e sulmeve të forcave pushtuese, ka vdekur një person dhe rreth 400 të tjerë janë plagosur.



Burimi : The Palestinian Information Center