Fiset mbështesin ushtrinë siriane

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:45 a.m.

Fiset e provincës Aleppo të Sirisë kanë raportuar se e mbështetin ushtrinë siriane në luftën kundër terrorizmit.

Sipas lajmit të dhënë nga agjencia e lajmeve ISNA, 55 fise në Aleppo kanë publikuar një raport të përbashkët në mbylljen e sempoziumit të zhvilluar nën emrin “Lufta e përbashkët kundër ndërhyrjes së Amerikës, Francës dhe Turqisë” dhe deklaruan se do të luftojnë pranë ushtrisë siriane për t’iu kundërvënë dhunës së Turqisë dhe sidomos mbështetësve të saj, Amerikës dhe Francës si dhe vendeve të tjera.

Në këtë raport, fiset e Aleppos kanë deklaruar gjithashtu se qëndrojnë pranë ushtrisë siriane në udhëheqjen e Bashar al Assadit kundër dhunës së vendeve të huaja dhe se do të kontribuojnë në çlirimin e atdheut të tyre.



Burimi : Rast Haber