Plani tradhtar i Izraelit për Gazën

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:41 a.m.

Është raportuar se rreth 30 për qind e tokave bujqësore të Rripit të Gazës i’u janë ekspozuar sulmeve të regjimit izraelit me të ashtuquajturat barishte të egra.

 Sipas gazetës Alquds Alarabi, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit po përpiqet të shkatërrojë bimësinë e Gazës përmes ilaçeve të barishteve të ndryshme të egra.

Sipas kësaj, regjimi izraelit pretendon se po i përdorë këto ilaçe kimike të cilat  e vënë mjedisin dhe shëndetin në rrezik të madh, për qëllime sigurie.

Në lajm u raportua se: “Automjetet ajrore pa pilot që i përkasin ushtrisë izraelite kanë ndotur me substanca helmuese fushat e fermerëve palestinezë në Rripin e Gazës Lindore.”

U raportua se edhe fushat pranë zonave nën kontrollin e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës u ndotën gjithashtu me substanca helmuese.

Ndërsa fermerët vendas palestinezë kanë ndotur qëllimisht fushat e tyre me ilaçe kimike me qëllim që të parandalojnë rritjen e bimëve që kufizojnë shikimin rreth gardheve të sigurisë së forcave të regjimit izraelit.

Në anën tjetër,  përgjegjësi i Ministrisë Palestineze të Bujqësisë në Gaza, Vail Sabit deklaroi se rreth 30 për qind e tokave bujqësore të Rripit të Gazës i’u janë ekspozuar sulmeve të regjimit izraelit me të ashtuquajturat barishte të egra.



Burimi : Rast Haber