Islamofobia në Belgjikë: Grupet muslimane dënojnë sulme raciste

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:40 a.m.

Grupet muslimane të Belgjikës të premten dënuan ashpër sulmin e fundit Islamofobik në Belgjikë.

Në një deklaratë të përbashkët, Këshilli i Muslimanëve të Belgjikës, (EMB) dhe Qendra Islamike Belge (CIB) tha se një vajzë 19-vjeçare muslimane ishte në shënjestër në qytetin belg të Charleroi, për shkak të fesë së saj.

Ata thanë se "sulmi i neveritshëm" nuk synonte vetëm Islamin, por vlerat themelore të të gjithë shoqërisë belge dhe lirisë fetare.

"Dhuna nuk duhet të përgjigjet me dhunë", thuhet në deklaratë, duke shtuar se ata besonin se policia dhe gjyqësori do të merrnin masat e nevojshme lidhur me incidentin.

Të hënën natën, dy sulmues  sulmuan një  vajzë muslimane  në komunën Anderlues, thuhet se e kanë zhveshur, e kanë rrahur, duke e lënë atë me shenja të thella të shkaktuara nga një objekt i mprehtë në të gjithë trupin, në  gjoks, këmbë  dhe stomak.

Të mërkurën, Qendra Inter-Federale për Mundësi të Barabarta (UNIA) zëdhënësi i saj, Bram Sebrechts tha për Anadolu Agency se sulmi ishte i motivuar nga islamofobia..

Megjithatë, Prokuroria e Charleroi do të marrë një vendim mbi natyrën e sulmit, tha  Bram Sebrechts.

Parlamentari belg i lindur në Turqi, Mahinur Ozdemir, tha se vajza e re ishte duke kërkuar natën macat e saj kur ajo u sulmua.

Ozdemir tha se viktima mund të jetë vrarë.

"Nëse nuk merren masa, do të jetë e pamundur për të parandaluar sulme të tilla," tha ai.

BE-ja ka dëshmuar kohët e fundit rritje të Islamofobisë dhe urrejtjen ndaj  migrantëve në vitet e fundit të shkaktuar nga propaganda e ekstremit të djathtë dhe nga partite populiste, të cilat kanë shfrytëzuar frikën nga refugjatët dhe terrorizmi.



Burimi : Anadolu News Agency