Janë vrarë mbi 50 ushtarë pushtues saudit

Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:26 a.m.

Burime ushtarake në Jemen njoftuan se më shumë se 50 ushtarë pushtues saudit janë vrarë në rajonin al-Tahita, në perëndim të zonave bregdetare të Jemenit.

Burimet ushtarake, të cilat raportuan se forcat e koalicionit të lidhura me regjimin saudit, së bashku me mbështetje ajrore, kanë marrë dy herë në shënjestër rajonin al- Tahita, deklaruan se këto sulme janë zbrapsur nga ushtria e Jemenit dhe komitetet popullore.

Burimet jemenase raportuan se janë shkatërruar 10 automjete ushtarake të blinduara të cilat i përkisnin regjimit saudit dhe deklaruan se ushtria e Jemenit dhe komitetet popullore lëvizën drejtë luginës al-Hanane, në lindje të qytetit Taiz dhe se në përleshjet e bëra me forcat e presidentit të Jemenit, Mansur el Hadi, janë vrarë dhjetra ushtarë pushtues saudit.



Burimi : Rast Haber