Dronët e Jemenit bombardojnë qendrat komanduese Saudite në Aden

Publikuar në Korrik 8, 2018, 7:43 p.m.

Për herë të parë, sulmet ushtarake të drejtuara nga Ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore kanë bombarduar me sukses një shtab të komandës ushtarake të SHBA-ve dhe Saudite në Aden.

Rrjeti i lajmeve Almasira i Jemenit ka shkruar në faqen e saj të mërkurën se sulmi, i kryer pas një operacioni të plotë zbulues, arriti të shkatërroi të gjitha objektivat e paracaktuara dhe bazën  ushtarake Al-Barik  në qytetin port të Adenit.

Një burim ushtarak tha Almasirah se sulmi i dronëve të Jemenit do të çaktivizojë mobilizimin e forcave armike në ditët e ardhshme.

Ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore kanë publikuar të hënën  imazhe ajrore të marra nga dronat e tyre, duke shfaqur qendra ushtarake të të ashtuquajturave forca koalicioni në bregun perëndimor të Jemenit.

Një numër shtetesh arabe kanë krijuar një koalicion ushtarak nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga 27 mars 2015 duke kërkuar mbështetje për një president të dorëhequr të Jemenit.

I ashtuquajturi koalicion ka përkrahjen me shërbimet të informacionit dhe bashkëpunimin ushtarak të SHBA-ve dhe regjimit Sionist.

Bombardimi i qyteteve nën kontrollin e Ansarullah-ut gjatë tri viteve të fundit la më shumë se 30,000 të vrarë ose të plagosur, nga të cilët 8,000 prej tyre ishin gra dhe fëmijë.



Burimi : IRNA