Kina: Nuk kemi plane për të bashkëpunuar me Trumpin kundër sektorit të naftës në Iran

Publikuar në Korrik 7, 2018, 9:31 a.m.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, deklaroi se Kina është kundër sanksioneve të njëanshme dhe ndërkufitare dhe se Kina dhe Irani janë dy vende mike.

Kina u përgjigj me "jo" thirrjes së SHBA-së për të ndaluar importimin e naftës nga Irani. Në një deklaratë të bërë dje, diplomati kinez  vuri në dukje se Kina nuk ka ndonjë plan për të bashkëpunuar me Trumpin kundër sektorit të naftës në Iran.

 Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lu Kang deklaroi se Irani dhe Kina janë dy vende mike dhe kanë lidhje të mira mes vete.

Lu Kang u shpreh se marrëdhëniet e Kinës me Iranin janë marrëdhënie miqësore dhe vuri në dukje se: “Përtej kësaj, ne mbajmë marrëdhëniet tona normale me Iranin, brenda obligimeve dhe rregullave ndërkombëtare.”

Lu Kang vuri në dukje se: “Kina dëshiron që marrëdhëniet e vendeve të zhvillohen në kuadër të 5 parimeve. Këto parime duhet të respektohen për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të shteteve, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve. Përveç kësaj, sistemet politike të vendeve si dhe mënyrat e zhvillimit duhet të përcaktohen nga njerëzit e atij vendi, dhe vendet e huaja duhet të përmbahen nga ndërhyrja në këto çështje.”

Pas tërheqjes së presidentit amerikan, Donald Trump nga marrëveshja bërthamore dhe pas kërkesës së vendeve evropiane për mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje, Irani i kishte dhënë vendeve evropiane kohë të kufizuar për të garantuar mbrojtjen e interesave të tyre në marrëveshjen bërthamore.



Burimi : Tasnem News Agency