Është gjykuar ministri izraelit i cili u akuzua për spiunazh ndaj Iranit

Publikuar në Korrik 7, 2018, 9:04 a.m.

Seanca e parë për gjykimin e ish ministrit izraelit për Energji dhe Infrastrukturë, Gonen Segev, është mbajtur dje në Jeruzalemin e pushtuar.

Deputeti dhe ish ministri izraelit, Gonen Segev ka dalur sot para gjyqtarit në rastin që e gjykon atë me akuzën për “spiunim në emër të Iranit”.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën Rajonale të Jerusalemit, Segev u akuzua për “spiunim në emër të Iranit dhe ndihmë ndaj armikut në kohë lufte”.

Sipas njoftimeve të shtypit izraelit, u deshën rreth 20 minuta për të lexuar akuzat e përgatitura nga prokuroria në seancë.

Gjykata vendosi që deri në përfundimin e gjyqit, ish ministri Segev të mbetet në paraburgim.

Nuk është ende e sigurt kur do të mbahet seanca e ardhshme.

THUHET SE AI I KA DORËZUAR IRANIT SHUMË RAPORTE TË CILAT MUND TË RREZIKOJNË SIGURINË E IZRAELIT

U tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim me këshilltarët e tij të lartë, pyeti nëse ata do të mund të pushtojnë Venezuelën.

Në lajmin kanalit televiziv amerikan CNN, bazuar nga një zyrtarë i lartë anonim, thuhet se në vitin 2017, Trump i ka pyetur këshilltarët e tij në lidhje me pushtimin e Venezuelës.

U raportua se në këtë takim morën pjesë edhe këshilltarë të lartë, përfshirë edhe ish Këshilltarin e Trumpit për Siguri Kombëtare, Herbert Raymond McMaster.

Në lajm u tha se këshilltarët reaguan ndaj pyetjes, duke thënë se çdo ndërhyrje ushtarake ndaj Venezuelës, mund të jetë një kthesë e rëndë për SHBA-në dhe se ky qëndrim nuk mund t’u shpjegohet vendeve aleate.

Në një raport të botuar nga Instituti Aspen vitin e kaluar, ishte pretenduar se në periudhën kur sekretari i tanishëm amerikan i shtetit, Mike Pompeu ka qenë drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), ka thënë se “ata kanë bashkëpunuar me Kolumbinë dhe Meksikën në rajon për të përmbysur qeverinë në Venezuelë”.

Qeveria e Uashingtonit tashmë është duke zbatuar shumë sanksione kundër Venezuelës.



Burimi : Rast Haber