Ndihmë nga ‘Hezbollahu’ për sirianët që duan të kthehen në vendet e tyre

Publikuar në Korrik 7, 2018, 8:57 a.m.

Lideri i lëvizjes shiite Hezbollah të mbështetur nga Irani, Hasan Nasrallah ka dhënë udhëzime për formimin e një komiteti të ndihmës për sirianët të cilët duan të kthehen në vendet e tyre.

Ky komitet filloi punën duke hapur zyrat dhe përgatitur listat e sirianëve të cilët duan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Njëri nga drejtuesit e ‘projektit për kthimin e azilkërkuesve sirianë në shtëpitë e tyre’, Navar al-Sahili, një ish-deputet i Hezbollahut nga parlamenti libanez, ka dhënë deklarata për Sputnik lidhur me këtë çështje.

Al-Sahili u shpreh kështu: “Kemi hapur 9 zyra në rajone të ndryshme të vendit, kemi bërë fillimin. Sirianët vijnë në zyra dhe i plotësojnë formularët e nevojshëm. Ne pastaj dërgojmë të gjitha dokumentet në Liban dhe Siri. Kur të mblidhen mjaft njerëz për të filluar punët, ne do të përgatisim gjithçka që është e nevojshme. Ne japim siguri për kthimin e sirianëve në atdheun e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të lehtë.”

Duke vënë në dukje se lëvizja Hezbollah po punon në koordinim me qeverinë siriane dhe organizatën libaneze të sigurisë së brendshme, al-Sahili u shpeh se është shumë herët të parashikohet se sa njerëz do të përfitojnë nga ndihma që ofron kjo lëvizje dhe se një gjë të tillë do t’a tregoj e ardhmja.

Al-Sahili u shpreh se: “Ne po e bëjmë këtë punë vullnetarisht, sepse duam të ndihmojmë sirianët që të kthehet në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Ne filluam të merremi me këtë çështje për shkak se prania e tyre në Liban, ngarkon më shumë ekonominë e vendit, infrastrukturën dhe tregun e punës. Para së gjithash, ne mbrojmë interesat e libanezëve. Ne i duam shumë vëllezërit tanë sirianë, por edhe libanezët tashmë duhet të pushojnë nga këto probleme.”



Burimi : Sputnik News