Turqia nuk do të tradhtojë Iranin në raport me SHBA-të

Publikuar në Korrik 6, 2018, 8:50 a.m.

Ministri turk i punëve të jashtme Mevlut Çavushoglu në intervistën dhënë televizionit NTV ka deklaruar: “çdo destabilizim i situatës në Iran do të ndikojë në tërë rajonin”, që është natyrale, pasi që lufta në Siri, në të cilin Turqia dhe Irani veprojnë si aleat, ka marr formën e konfliktit gjeopolitik rajonal. Për Iranin kjo do të thotë ndryshim kualitativ në gjendjen aktuale, pasi që Irani, përveç Sirisë, Irakut dhe Hezbollahut, nuk ka aleat tjetër në Lindjen e Afërt. Në rajon kundër Iranit veprojnë në mënyrë aktive Arabia Saudite dhe Izraeli, ndërsa Turqia me këto dy shtete ka  marrëdhënie të tensionuara.

Në të njëjtën kohë, sipas gazetës izraelit Haaretz, edhe vet Ankaraja është në prag të sanksioneve amerikane për shkak të fuqizimit bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Rusinë, Turqia po përpiqet të mbaj marrëdhëniet me SHBA-të, por për aleancë të plotë me Turqinë Washingtoni duhet të heq dorë prej mbështetjes forcave kurde  YPG  dhe forcat demokratike siriane  të cilat kinse i kanë krijuar në luftë kundër ISIS-it. Washingtoni në këtë moment po lëshon pe rreth forcave kurde të YPG-së, por për forcat SDF cek se” se kjo është ushtria multietnike siriane e cila po lufton kundër terrorizmit”, edhe pse raportet turke dhe të tjerëve konfirmojnë se bërthama e këtyre forcave janë kurdët sirian.

Presidenti turk Rexhep Tajib Erdogani haptas akuzon SHBA-të dhe Perëndimin se po përpiqen të minojnë sistemin financiar kombëtar dhe ekonomin e vendit të tij. Turqia po përballet me inflacionin, ndërsa Bloombergu shkruan se këtë vit lira turke po shënon devalvim rekord në krahasim me valuta tjera të shteteve në zhvillim.

Turqia dhe Irani vetes kanë vënë qëllim të përbashkët. Duan të ndikojnë në ndryshime në politikën e jashtme dhe të kufizojmë hapësirën manovruese të Perëndimit që me sanksione dhe manipulimin e valutave të ndikojnë në situatën e brendshme në Iran dhe Turqi. Është e njohur se me sanksione po mund të ndikohet shumë në të ashtuquajturat vendet demokratike, por këto masa kundër shteteve sikurse janë Turqia dhe Irani zakonisht japin rezultate të dobëta . Në të njëjtën kohë për SHBA-të qëllimi kryesor është të ndalin bashkëpunimin e Turqisë me Rusinë dhe të detyrojnë Erdoganin të ndryshojë marrëdhëniet e t’ia me Iranin.

“Turqia nuk ka ndërmend të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Iranin për shkak të vendimit të njëanshëm amerikan për sanksione kundër Iranit”, ka thënë Mevlut Çavushogllu.” Të gjitha proceset negative në Iran do të ndikojnë në tërë rajon. Destabilizimi dhe kaosi në Iran nuk do të sjell dobi askujt. As Bashkimit Evropian e as vendeve tjera. Irani është partneri ynë i rëndësishëm dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, përkundër disa mosmarrëveshjeve që i kemi. Edhe po të mbahej aleanca e brishtë në mes Ankarasë dhe Washingtonit, në anën tjetër gjithnjë e më e fuqishëm është bashkëpunimi në mes Turqisë dhe Iranit, ndërsa refuzimi i implementimit të sanksioneve amerikane kundër Republikës Islame të Iranit nga ana e Ankarasë është kulmi i kodrës së akullt të mosmarrëveshjeve me aleatët amerikan.



Burimi : LOGIČNO