Irani, Siria diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit shkencor

Publikuar në Korrik 6, 2018, 8:43 a.m.

Ministri i Arsimit i Sirisë, Atef Naddaf diskutoi të hënën me Ministrin e Shkencës, Kërkimeve dhe Teknologjisë, të Iranit, Mansour Ghulami për të rritur  bashkëpunimin e përbashkët shkencor dhe kërkimor.

Gjatë një takimi që u mbajt në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, Atef  Naddaf tha se universitetet dhe qendrat arsimore siriane vazhdojnë të ofrojnë shërbime pavarësisht akteve të vandalizmit dhe shkatërrimit nga organizatat terroriste, njoftoi Agjencia e Lajmeve, SANA.

Nga ana tjetër, Mansour Gholami shprehu gatishmërinë e plotë të vendit të tij, Iranit, për të bashkëpunuar me Sirinë në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor dhe kurseve të trajnimit, përveç rritjes së numrit të bursave pasuniversitare dhe ndihmës në rehabilitimin e universiteteve dhe qendrave shkencore siriane.



Burimi : IRNA