Ndrroi jetë përkthyesi i Kur'anit në gjuhën e Uzbeke

Publikuar në Korrik 6, 2018, 8:35 a.m.

Përkthyesi i Kur’anit të Shenjtë në gjuhën uzbeake vdiq në moshën 60 vjeçare.

Anvar Tursunov bashkëpunoi në një projekt për përkthimin e Kur'anit në Uzbekistan në vitet 1980-ta.

Përkthimi u botua në vitin 1992.

Sipas faqes islamnews website, Tursunov ishte një figurë e shquar letrare dhe një veprimtar fetar në Uzbekistan.

Ai bëri shumë përpjekje për të njohur njerëzit e Azisë Qendrore me mësimet fetare.

Lindur në vitin 1958, ka diplomuar në letërsi në Universitetin Shtetëror të Tashkentit.

Ai gjithashtu shërbeu për disa vite si Imam i Namazit të Xhumasë në kryeqytetin e Uzbekistanit, në Tashkent.

Gjuha uzbeke është e afërt me gjuhën turke, ajo është është gjuha e vetme zyrtare e Uzbekistanit.

Gjuha uzbeke është gjuha amtare që e flasin rreth 32 milion folës në Uzbekistan dhe gjetkë në Azinë Qendrore.

Islami është feja dominante në Uzbekistan, ku rreth 80 për qind e popullsisë është muslimane.



Burimi : IQNA