Zonja e re suedeze e përqafon fenë Islame më Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait

Publikuar në Korrik 6, 2018, 8:32 a.m.

Një grua e krishterë nga Suedia, në zyrën e pranimit të vizitorëve jo-iranianë, në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait e përqfoi fenë Islame. 

Sipas Astan News, drejtori i Zyrës  për vizitorët Jo-iranian në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait, në ceremoninë e përqafimit të fesë Islame, duke iu referuar propagandës të armiqve kundër Islamit dhe botës ka thënë:

"Islami është fe e Iluminizmit dhe Udhëzim i popujve dhe pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e armiqve dhe rruga për Islamofobinë, ne shohim se legjitimiteti i këtij religjioni ka qenë gjithmonë triumfues dhe propaganda  mashtruese  ka dështuar gjithmonë. "

"Edhe pse hegjemonizmi tenton të ndikojë negativisht në mendjet e njerëzve për Islamin, gatishmëria e popujve për të rritur ndërgjegjësimin rreth të vërtetes të fesë Islame ka çuar në një rritje të kërkimeve për këtë fe dhe një tendencë ndaj myslimanëve në Evropë", tha Sejjid Muhammed Xhevad Hasheminihad.

"Shumica e atyre që përqafuan fenë Islame në Xhaminë e Shejtë  të Imam Rizait  kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre me Zyrën e Xhamisë për të vizitorët e huaj dhe  kërkojnë nga Qendra Islame për vepra kulturore që lidhen me Islamin; dhe ne shpresojmë që ju, si të tjerët, nëpërmjet studimeve të mëtejshme, të evoluoni si një ambasador i fesë Islame në komunitetin tuaj ", vazhdoi ai.

Patricia Jenson, zonja e krishterë pasi përqfoi fenë Islame e zgjodhi emrin Fatime  Zahra, duke përmendur shkakun e përqafimit të fesë Islame pasi ishte njohur me një familje iraniane dhe deklaroi se "gjithëpërfshirja e Islamit në krahasim me fetë e tjera ishte e vetmja arsye për të  përqafuar fenë Islame. "

Ajo gjithashtu ka thënë:

"Pas studimit të Kur’anit dhe librave Islame, kam  zbuluar fenë Islame si  një fe me themel."

Në fund të ceremonisë, kjo grua e re muslimane mori një kopje të Kur'anit, një numër të dhuratave kulturore dhe certifikatën e konvertimit në Islam nga Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait.



Burimi : Astan Quds Razavi