Forcat pushtuese vranë 25 fëmijë palestinezë

Publikuar në Korrik 4, 2018, 10:40 a.m.

Sipas raportit të Lëvizjes Ndërkombëtare Palestineze për Mbrojtjen e Fëmijëve, që nga fillimi i vitit, janë vrarë 25 fëmijë palestinezë nga ushtarët izraelitë.

Është raportuar se në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Rripin e Gazës së okupuar, si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelit, këtë vit janë vrarë 25 fëmijë palestinezë.

Në raport u deklarua se ushtarë izraelit kanë vrarë fëmijët palestinezë ‘me dashje’ dhe u tha se si pasojë e sulmeve, në Rripin e Gazës janë vrarë 21 fëmijë, ndërsa në Bregun Perëndimor 4 fëmijë.

21 nga fëmijët e vrarë u qëlluan me plumba të vërtetë

Në këtë raport u vu në dukje se 21 nga fëmijët e vrarë janë qëlluar me plumba të vërtetë dhe se 11 prej tyre janë qëlluar në kokë dhe qafë, duke vazhduar se: “Ushtria izraelite vazhdon të përdorë forcë vdekjeprurëse dhe plumba të vërtetë kundër fëmijëve palestinezë të cilët nuk janë një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj tyre.”

Së fundmi, është vrarë 12 vjeqari Jasir Ebu Nexha të premten e kaluar

Ushtarët izraelitë vranë duke e goditur në kokë 12-vjeçarin Jasir Ebu Nexha, i cili së fundmi mori pjesë në protestat paqësore të "Marshit të Madh të Kthimit " në kufirin e Gazës të premten e kaluar.

Në protestat paqësore të “Marshit të Madh të Kthimit”, të cilat po vazhdojnë që nga 30 marsi deri më tani, si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelit janë vrarë 135 palestinezë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe dy gazetarë dhe dy punëtorë shëndetësorë.



Burimi : Rast Haber