Hezbollahu i Irakut: Ne jemi në frontin e njëjtë me Hezbollahun libanez kundër SHBA-së

Publikuar në Korrik 4, 2018, 9:58 a.m.

Pas sulmit të fundit ajror të Amerikës kundër Hezbollahut të Irakut në kufirin Siri-Irak, ky i fundit e paralajmëroi SHBA-në në një mënyrë të ashpër, duke thënë se: “Ne kemi vendosur të gjitha forcat tona të rezistencës në kufirin sirian.”

Zëdhënësi i Hezbollahut të Irakut, Xhafer al Huseini deklaroi se ata kanë dërguar përforcime në kufi kundër sulmeve ajrore të Amerikës ndaj forcave të rezistencës në kufirin sirian si dhe vuri në dukje se: “Forcat e rezistencës po hulumtojnë iniciativat e fundit të Amerikës dhe Izraelit sionist dhe po presin një urdhër të prerë nga qendra e komandës.”

Në fjalimin e bërë pas sulmit të fundit të Amerikës ndaj Hezbollahut të Irakut, Sayyid Hasan Nasrallah pati thënë se ata qëndrojnë pranë lëvizjes së rezistencës së Irakut dhe pati theksuar se janë prapa çdo vendimi që ata do të ndërmarrin.



Burimi : Rast Haber