Vendimi i Imam Hameneit Këshilli Islamik i Algjerisë përshëndeti Fetvan e Imam Hameneit për ndalimin e fyerjeve ndaj figurave të respektuara nga muslimanët sunitë

Publikuar në Korrik 3, 2018, 9:30 a.m.

Këshilli i Lartë Islamik i Algjerisë në një deklaratë  ka përshëndetur një fetva (dekret fetar) nga lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei  që ndalon fyerje të peronaliteteve të shquara që nderohen nga muslimanët sunni.

Sipas faqes arabe të Internetit, këshilli e përshëndeti Fatvan si një lëvizje drejt rritjes së unitetit musliman.

Gjithashtu, dekreti  ndalon fyerjen e as’habëve të Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Në vitin 2016, Ajetullah Hamenei ka lëshuar një dekret që ndalohet  fyerje ndaj Aishes,  gruaja e Profetit Muhammed (a.s.), dhe ndonjë prej figurave të muslimanëve sunitë.

Lideri i Revolucionit Islamik tha, në përgjigje të një pyetjeje mbi çështjet fetare, "ndalohet fyerja e personaliteteve të vëllezërve suni, duke përfshirë edhe bashkëshorten e Profetit të Islamit, Muhammedit (a.s.) Aishen. Vendimi përfshin gratë e të gjithë profetëve, veçanërisht gratë e Muhammedit (a.s.), paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij.

Sipas khameeni.ir, Fetvaja është sjellë pasi  një klerik i supozuar shiit, i cili u largua në Britani si refugjat,ka hapur një kanal televiziv me ndihmën e qeverisë britanike dhe  po përdorë kanalin e tij për të fyer Aishen, gruan e Pejgamberit (a.s.)  Ai e përshkroi  se veprimi i tij është i gabuar dhe nuk i përket besimit musliman shiitë.



Burimi : ABNA